Lidhja e Dajana Shabanit me boksierin Kamer Maloku ka qenë shumë e komentuar në media së fundmi pasi u përfol se çifti janë ndarë. Dajana i hodhi poshtë këto thashetheme duke postuar një foto me Kamerin e duke treguar se janë shumë të lumtur bashkë.
Fansat kërkojnë të dinë më shumë mbi marrëdhënien e tyre e një prej tyre e ka pyetur sot Dajanën se çfarë e ka tërhequr tek Kameri.
“Është i përmbajtur, fjalë pak, e kursen lekun, ta nxin jetën. Gjithçka më tërheq dhe mbi të gjitha dashuria dhe vëmendja që ka për mua”, është përgjigjur Dajana.
Shfaq Komentet (0)