DOSSIER

Pasi tentuan ta helmojnë, mbreti Zog hante vetëm ushqimet që i përgatiste nëna e tij

10:40 - 26.08.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Paris-soir” ka botuar, të shtunën e 7 dhjetorit 1929, në ballinë, një shkrim në lidhje me arsyen e vërtetë të gjendjes së rëndë shëndetësore asokohe të mbretit Zog, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :




Sëmundja e Ahmet Zogut mund të jetë shkaktuar nga një tentativë helmimi

Londër, 6 dhjetor.

-Mësojmë nga Beogradi se sëmundja (fillimisht është folur për tuberkulozin pulmonar dhe kancerin e laringut në shtypin francez) e mbretit Ahmet Zogu, gjendja shëndetësore e të cilit vetëm sa po përkeqësohet, nuk është asgjë tjetër veçse një tentativë helmimi e kryer ndaj tij.

Që nga fillimi i mungesës (sëmundjes) së tij, mbreti konsumon vetëm ushqimet e përgatitura posaçërisht dhe me kujdes nga nëna e tij, e cila ia shërben vetë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.