FOTO - GALERI

Tifozët e Serbisë parkojnë një tank para stadiumit

11:00 - 28.08.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në ndeshjen e parë në Bernë, huliganët serbë mbështetës të Crvena Zvezdës thyen dyqane dhe shkaktuan trazira para dhe gjatë ndeshjes me Jang Bojs, madje 6 qytetarë zviceranë kërkuan ndihmën mjekësore të lënduar, por në kthim, serbët kanë çuar tifozerinë në një tjetër ekstrem.




Skuadra e futbollit ka lejuar parkimin e një tanku të dekomisionuar para ndeshjes në Ligën e kampioneve me helvetikët, në një lëvizje të cilën banorët vendas e quajnë normale, por që ka shkaktuar indinjatë në fqinjët ballkanas.

Tanku i prodhimit sovietik T5 është një prej qindra të tillëve që kishte ushtria jugosllave në përdorim gjatë luftës me Kroacinë. I lyer së fundmi dhe i salduar në pjesët që mund të sjellin tragjedi, ai është vendosur për të shërbyer si inspirim për ekipin, pavarësisht se shumëkush e quan një veprim kontrovers.

Në Kroaci këtë e kanë cilësuar si një provokim por në Beograd, para stadiumit të Crvena Zvezdës, ky mjet luftarak është kthyer në vendin e preferuar për fotografi.

t1 t2 t3 t6 t7 t5 t4
<
>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.