Sa e sigurtë është cilësia e ushqimeve që konsumojmë, cilësia e bukës sonë të përditshme? Nga kontrollet shpesh ka rezultuar që shumë biznese në vend i mbajnë produktet që ne konsumojmë në kushte skandaloze.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar biznesin e shtetasit Afrim Bici, pasi produktet mbaheshin në kushte të tmerrshme dhe skandaloze.
AKU ka publikuar foto dhe video, në të cilat shfaqen qartë minjtë e ngordhur në miell, por edhe parazitë të tjerë.
Më poshtë, po ju sjellim pamjet e tmerrit të magazinës së miellit dhe ushqimit për blegtorinë në Fushë-Krujë.
Shfaq Komentet (0)