AKTUALITET

“Shqiptarët bëjnë festa të çmendura dhe i postojnë në Facebook nga qelia”

12:40 - 02.09.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mediet britanike kanë shkruar shpesh për jetën e shqiptarëve në burgjet e vendit tëtyre. Së fundmiDaily Mail ka bërë një investigim për shqiptarët e dënuar në Britani. Britanikja e cilëson tallje me qeverinë e vendit të tyre sjelljen e shqiptarëve në burgjet ku janë janë investuar 100 milion paund për të rritur sigurinë.




 Daily Mail shkruan se shqiptarët ofendojnë qeverinë britanike duke bërë festa të çmendura në burgje, ku e gjithë “atmosfera” filmohet me celularë, që janë të ndaluar në burgje.

“Disa prej tyre kontaktojnë hapur me bashkëpunëtorët që ndodhen jashtë”, shkruan britanikja ndër të tjera duke shtuar se janë të paktën shtatë të burgosur që përdorin celularë dhe janë aktiv në rrjetet sociale.

Në listën e personave të identifikuar është edhe një baron droge shqiptar, i dënuar me 12 vjet heqje lirie për drejtimin e një grupi kriminal, në trafikun e kokainës dhe kanabisit.

Ai përdor telefon në burg, duke postuar video të drejtpërdrejta në Facebook. Postimet e tija shihen deri nga  70,000 njerëz.

Në një postim të cilin e ka postuar javën e kaluar, ai shkruan “Zjarr në qeli”. Në video ai filmon veten dhe të burgosurit, të cilët shihen me celularë në duar teksa janë duke kërcyer dhe qeshur. Gjithashtu ata shkruajnë se çdo të shtunë kanë festa si kjo në burg.

alb 2 alb 3 alb 1
<
>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.