AKTUALITET

Sojati: Shqipëria aktive në Koalicionin Global kundër terrorit

10:05 - 11.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fatmir Popja – 18 vite pas kryerjes së akteve terroriste të 11 Shtatorit ,Shqipëria është kthyer në një realitet me kapacitete ndërgjegjësuese dhe parandaluese në luftën ndaj radikalizimit ,ekstremizmit e akteve terroriste.Në këtë kuadër ,Qendra Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm e krijuar nga qeveria shqiptare në vitin 2018 ka filluar këtë 11 Shtator nga Elbasani një tur kombëtar për forcimin e kapaciteteve të pushtetit vendor në të 61 bashkitë e vendit tonë.Ky tur ka për qëllim forcimin e këshillave vendore të sigurisë dhe realizimin e investimeve serioze në mekanizmat referuese.




Strategjia kombëtare e qeverisë për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm sipas z.Agron Sojati,Drejtor i Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm ,tashmë është një histori suksesi.Ajo synon një rol shumë më aktiv të shkollës apo institucioneve fetare, për t’u përballur me propagandën radikalizuese dhe ekstremiste, që tenton të prekë nxënësit, studentët, rininë dhe personat e margjinalizuar.Shqipëria është anëtare aktive dhe partnere e respektuar në Koalicionin Global kundër terrorit.Qendra e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm prej vitit 2018 po ndihmon përmes projekteve në komunitetet në mbarë vendin duke trajnuar deri në vjeshtën e këtij viti rreth 28 mijë mësues, mbi 2 mijë policë, psikologë dhe punonjës socialë të konsideruar si të vijës së parë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmin që çon në terrorizëm. Qendra është në varësi direkte nga Zyra e Kryeministrit dhe ka shtuar së tepërmi bashkëpunimet e saj me organizatat ndërkombëtare dhe departamentin amerikan të shtetit. Disa muaj më parë nga ana e kësaj qendre është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Organizatë ndërkombëtare për Migracionin ne Shqipëri .

terrroo terrro terrr fdfdfd
<
>

Aktualisht u janë lënë detyra të vecanta të gjitha ministrive me qëllim parësor mbrojtjen e shoqërisë shqiptare nga ekstremizmi i dhunshem dhe së fundi cdo ministri ka marrë angazhimet e saj përkatëse.Shqipëria sikundër vendet partnere ka buxhet në cdo linjë për cështjen e ekstremizmit dhe bashkëpunim të shkëlqyer me Departamentin e Shtetit Amerikan, me Mbreterinë e Bashkuar dhe me Bashkimin Europian.Qëllimi është që të përfshihet në këtë luftë parandaluese i gjithë komuniteti.Shqipëria përbën një risi pasi ka mbi 28 mijë aktorë të vijës së parë ku përfshihen mësuesit ,policët në komunitet punonjësit sociale ,psikologët dhe të bashkive në bashkepunim me shoqërinë civile dhe religjonet fetare .Ky bashkëpunim konsiston në zhvillimin e kapaciteteve të aktorëve të ndryshëm si dhe në promovimin e vlerave të tolerancës dhe harmonisë ferate, sundimit të ligjit e demokracisë theksoi Drejtori i Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm Agron Sojati.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.