Show-Bizz

Elton Ilirjani: Meshkujt shqiptarë s’kanë shans me mua. S’besoj në dashuri

09:26 - 12.09.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Elton Ilirjani në çdo dalje të tij publike ka folur pa tabu për prirjet e tij seksuale, duke pranuar se është homoseksual. Biznesmeni kohët e fundit ka postuar foto në rrjetet sociale i grimuar. I ftuar mbrëmë në emisionin ‘Rudina’, Eltoni tregoi se nuk rri i lyer me makijazh në përditshmëri, por vendosi që të shfaqej si një vajzë në mbrojtje të të drejtave të transgjinorëve. ‘Punëdhënësit nuk duhet të diskriminojnë punëmarrësit për veshjen e tyre.




Në Shqipëri ka diskriminim ekstrem ndaj personave transgjinor’, tha biznesmeni. Nga ana tjetër ai foli edhe për dashurinë, duke thënë se asnjë mashkull shqiptar s’ka asnjë shans me të.  Biznesmeni u shpreh se nuk beson tek dashuria, por e quajti “formë dashurie” lidhjen me një turk-qipriot. “E trishtë është që asnjëherë nuk kam prezantuar një të dashur. Nuk besoj se do të kem të dashur që ta prezantoj në nivelin e të dashurit tim të parë dhe të vetëm. Çunat shqiptarë nuk kanë shanse se janë shumë larg mentalitetit tim. Mendoj që unë duhet të dua veten më shumë dhe të dua atë që unë bëj”, u shpreh Eltoni.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.