Kryesore

Meta publikon raportin shpjegues për “Venecian”: Ja pse anulova 30 qershorin

18:38 - 16.09.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka publikuar  sot raportin shpjegues, të cilin e ka diskutuar  me Komisionin e Veneacis.  Në një raport të gjatë, kreu i shtetit tregon të gjitha hapat se pse ai zgjodhi të zhdekretonte datën e zgjedhjeve lokale me 30 qershor.




Në raport renditen fakte që nga caktimi i datës së parë të zgjedhjeve me dekretin 10928, dosjet penale 184 dhe 339; përshkallëzimin e krizës politike dhe nisjen e protestave; shkeljen e rekomandimeve të Komisionit të Venecias; duke shkuar më tej me mosregjistrimin e opozitës për zgjedhjet e 30 qershorit; për të vazhduar më tej me anulimin nga Presidenti i Republikës të datës 30 qershor; reagimet e kryeministrit dhe maxhorancës ndaj këtij vendimi; procesi fiktik i Kolegjit Zgjedhor; deri të caktimi i datës 13 tetor si data e re e zgjedhjeve lokale nga Presidenti i Republikës.

Ndërkohë që në fund Presidenti i Republikës në Raportin Shpjegues dërguar Komisionit të Venecias i dërgon edhe përfundimet e OSBE-ODHIRIT, të cilat nxjerrin me dhjetra probleme që patën zgjedhjet e njëanshme të maxhorancës socialiste.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.