SHËNDET

Dhimbjet e muskujve të kraharorit – Ja si trajtohen

09:45 - 18.09.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dhimbjet e kraharorit janë gjithnjë shumë të frikshme dhe shqetësuese pasi mund të lidhen me probleme të zemrës. Nga ana tjetër kur ndjeni shtrëngime në anën e kundërt të zemrës, shkaqet mund të mos jenë gjithnjë aq shqetësuese, por gjithsesi duhen kuruar.




Në këtë artikull ju shpjegojmë disa nga shkaqet më të zakonshme që j’ua shkaktojnë këtë parehati. Këto dhimbje mund të variojnë që nga dëmtimet e kraharorit, infeksionet apo probleme me organet e brendshme. Më poshtë gjeni të listuara disa nga shkaqet kryesore që e provokojnë këtë gjendje.

Dëmtimet e kraharorit

Dëmtimet e brinjëve apo të zonës së gjoksit mund të jenë nga më të dhimbshmet, në varësi të shkallës së dëmtimit.

Nëse keni përjetuar trauma të forta fizike si rënie apo përplasje të forta kjo me siguri do t’ju shkaktojë probleme.

Edhe kollitjet e fuqishme në shumë raste krijojnë dhimbje ose djegie brenda në kraharor.

Gjithashtu personat që kanë kryer operacione në ate zonë herë pas here mund të ndjejnë dhimbje të plagës.

Trajtimet

Trajtimet për këto dëmtime variojnë sigurisht nga masa e dhimbjes dhe dëmit të shkaktuar në trup.

Kur bëhet fjalë për dëmtime apo djegie të vogla të kraharorit, ato mund të trajtohen fare lehtë në shtëpi.

Mjafton të merrni pak akull dhe ta aplikoni në zonën nga ku vjen dhimbja për 20 minuta.

Kjo metodë do të ndihmojë në qetësimin e kësaj pjese të trupit dhe do të largojë ndjesinë e dhimbjes.

Në rastet kur dhimbja është akoma e fortë dhe shkakton vështirësi në frymëmarrje, atëherë është e rendësishme të shkoni tek mjeku.

Tërheqja muskulare

Është e mundur që muskujt e kraharorit të tërhiqen dhe të shkaktojnë dhimbje të mëdha.

Kjo varet edhe nga muskuli që dëmtohet për këtë shkak dhimbja mund të shfaqet vetëm në një anë.

Këto dhimbje mund të shkaktohen nga ngritja e peshave të mëdha gjatë punës apo ngritja e peshave në palestër.

Trajtimet

Tërheqjet muskulare zakonisht qetësohen kur pushoni.

Një ndihmesë mund të jetë aplikimi i akullit në zonën ku ndjeni dhimbje dhe qëndrimi shtrirë.

Gjithashtu qetësuesit natyralë si çaji i kamomilit mund të ndihmojë në zvogëlimin simptomave.

Cikli menstrual

Tek femrat një nga arsyet e provokimit të dhimbjeve të zonës së kraharorit dhe barkut është cilki  i përmuajshëm menstrual.

Fluksi i madh i hormoneve që shfaqen gjatë ciklit mund të shkaktojnë fryrje të kraharorit dhe ngurtësim të tij.

Trajtimet

Një nga këshillat që AgroWeb.org ju jep për këtë simptomë është të konsumoni shumë ujë në mënyrë që të relaksoni kraharorin.

Kjo dhimbje mund të zgjasë një apo dy javë dhe zakonisht qetësohet me kohën.

Në çdo rast nëse dhimbjet që përjetoni janë të forta këshillohet të konsultoheni gjithnjë me mjekun tuaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.