VIP PAGES

Kujtim Gjuzi godet sërish, kësaj here me modelin e flokëve

18:00 - 18.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama për shkak të sjelljes dhe veshjes së tij e ka pagëzuar deputetin e ri të opozitës Kujtim Gjuzi si “Nalt Madhëni”. Ndonëse nuk i ka pëlqyer ky epitet, Gjuzi nuk harron çdo ditë e më shumë që të shfaq anën e tij groteske. Kësaj here ai ka goditur sërish, por jo vetëm me veshjen, por me modelin e flokëve. Ai është shfaqur dje në mbledhjet e komisioneve të përhershme me një model që çdo deputet tjetër do të mendohej dhjetë herë që ta bënte. Gjuzi siç shihet edhe nga fotoja ka qethur një pjesë të kokës zero, ndërsa në pjesën tjetër i ka mbajtur flokët e gjatë. Kjo ka ngjallur jo ilaritet në Kryesinë e Kuvendit gjatë ditës së djeshme, ku shumica e deputetëve, administratës dhe gazetarëve kanë qeshur me Gjuzin, i cili dukej se nuk i bëhej vonë për këtë gjë. Kjo nuk është hera e parë që deputeti demokrat ka habitur, pasi më parë ai është bërë shpesh herë objekt i portaleve për veshjen dhe deklaratat e tij.




*Shënim: “Lajmet” e “Bulevardit politik”, nuk janë edhe aq lajme, mos i merrni seriozisht


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.