AKTUALITET

Kush është Leonard Duka/ Nga arrestimi pas dosjes nga Gjermania tek lidhja me Trejsi Sejdinin

10:49 - 28.09.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Leonard Duka është një nga 8 personat që është shpallur në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos. Megjithatë emri i Dukës nuk është i padëgjuar për drejtësinë, por edhe për publikun shqiptarë. Në prill të këtij viti, 37-vjeçari u arrestua pas një super aksioni të policisë. Pas një dosjeje tepër sekrete, të dërguar prej Agjencisë Gjermane Anti-Trafik (AGJT), policia shqiptare, mbikëqyrur nga agjentët special gjermanë dhe nga DEA-Amerikane, realizoi aksionin anti-drogë, me arrestimin e grupit “Duka” në Tiranë, i skeduar e faktuar, si grup i strukturuar i trafikut të drogës Shqipëri-Gjermani, duke prangosur 4 persona.




30831550_1906922816019627_1368562875_n_copy SEDJDIN auto_-640-0-5bb26a65b1a5c1555153704 download auto_-640-0-5bb26a65b1a5c1555153704 trejsi-n-640x433
<
>

 

Policia bën me dije se kreu i këtij grupi ishte pikërisht 33 vjeçari Leonard Duka, ndërkohë që të arrestuar të tjerë ishin Elvis Gaçaj, 44 vjeç, Oltion Loga 38 vjeç dhe Dritan Agaj, 38 vjeç, persona që janë në kërkim gjithashtupër vrasjen e Malkos. Megjithatë, shpejt ata u liruan nga burgu, nën masën e sigurisë, “arrest shtëpie”. Por për mediat, Duka është i njohur edhe si i dashuri i miss-it, Trejsi Sejdini. 20-vjeçarja është e njohur për jetën e luksit që bën, që ia mundëson pikërisht i dashuri saj boss. Vetë Trejsi ka postuar foto me të në rrjetet sociale. Edhe pse është përpjekur që ta mbajë sekrete këtë histori dashurie, mediat, përfshirë edhe ato ndërkombëtaret duket se e kanë përmendur emrin e 20-vjeçares.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.