Kosova

Nis fushata kundër Albin Kurtit/ Baton Haxhiu: Kërkoji falje Edi Ramës!

21:22 - 07.10.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetari Baton Haxhiu tha sot në emisionin “Top Talk” se Albin Kurti, kandidat për kryeministër në Kosovë, duhet t’i kërkojë falje kryeministrit Edi Rama për sulmet dhe fyerjet që ka bërë ndaj ministrave të Shqipërisë, veçanërisht ndaj Gent Cakajt, ministër i Jashtëm në detyrë.




“Marrëdhëniet midis dy kryeministrave nuk do duhet të kishin hatërmbetje, por zoti Kurti duhet të kërkojë falje për linçimin publik që i ka bërë ekipit të zotit Rama, sidomos të ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj. Linçimin e pashembullt të një politikani që më ka lënë shije të keqe jo vetëm në marrëdhëniet njerëzore, por edhe politike”, u shpreh Haxhiu.

Por çfarë ka thënë Kurti për Cakajn?

Më 4 shkurt të këtij viti, pas një takimi që zhvilloi me studentët në Tiranë, Albin Kurti u shpreh: “Gent Cakaj shpërtheu si rrena. Besoj që edhe në Republikën e Kosovës edhe në Shqipëri ka pa numër njerëz më cilësorë, më të përgatitur, më të ditur dhe më patriotë që të jenë në krye të politikës së jashtme të Shqipërisë”.

Kurti e ka quajtur edhe herë të tjera Cakajn si “njeri të Baton Haxhiut”.

Ndër të tjera, Haxhiu u ndal te fjalimi i djeshëm i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Kritika e parë që ishte dje në fjalimin e zotit Kurti ishte drejtuar qeverisë së Shqipërisë. Dhe për faktin se nuk ka ndodhur asnjëherë në logjikën politike dhe në qëndrimet publike, kjo mund të them është fillimi që Kosova dhe Shqipëria janë në një zonë politike”, u shpreh ai.

Mbi faktin që dikur, marrëdhëniet e Edi Ramës me Albin Kurtin kanë qenë goxha afektive në kontekstin politik, por tashmë jo më, Haxhiu u pyet nëse mendon që do ketë një ndryshim, për faktin se Kurti ka marrë një peshë politike si dhe nëse Rama duhet të shohë këndvështrimet e qëndrimit politk në raport me Kurtin.

“Unë mendoj që marrëdhëniet mes dy shteteve dhe mes dy kryeministrave nuk duhet të kishin qejfmbetje, por zoti Kurti do duhej të kërkonte falje për lançimin publik ndaj Ramës, e sidomos ndaj ministrit të Jashtëm, Cakaj; lançimin e pashembullt të një politikani dhe të një partie politke për të cilin ka lënë shije të keqe në marrëdhëniet jo vetëm njerëzore, por edhe në marrëdhëniet politike”, deklaroi analisti.

Më tej, Haxhiu shtoi se rrethanat dhe rezultate në fjalë do të shpien në krijimin e një arene të përbashkët politike ku do ketë përplasje mes Vetëvendosjes dhe PS-së.

“Por unë mendoj që VetëVendosja, për faktin se çfarë është opozita në Shqipëri do të jetë pjesë e fushatës zgjedhore në Shqipëri dhe debatet Vetëvendosje- PS do të ashpërsohen dhe nuk do jenë debate të buta tani e tutje”, tha ia.


Shfaq Komentet (1)

Leave a Reply to Karadakliu Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. … Pëst, pëst… asnjë fjalë nuk qon më peshë nga e kaluara (e idhët) pos fjalës njësore:“URIME“, as edhe nga ti „si gazetar ditori“!! Askund dhe asgjëkundi mos mund ndëhynin më ndërkëmbësit e politikave djallzore antishqipëtare as matan e as këtej dy shteteve shqipëtare… se jo vetëm ti (dhe shumë të tjerë si ti, gazetar e letrar nuk duhet patur frikë për t‘i URUAR Albin Kurtit fitoren e merituar, e jo t’i kthehesh vërragëve të vjetra, apo ndoshta kjo të vie si nga frika se si në ëndërr ndofta po sheh (shumë afër kohën) si hije fluturuese se edhe në Shqipërinë mëmë po vie një Albin Kurt tjetër si vëlla(shpëtimtar i dytë) si Mesiu i bjeshkëve të namura… shumëkë kjo dro ka mbërthyer mu nga dita e djeshme me diell si vera, e 06.Tetorit të Madhë…
    Urime e gëzime populli shqipëtar i të dyja shteteve.
    Albin, alb-bashkim përjetosh e trashëgosh…
    Kaq, asgjë më tepër o Baton, se edhe ti e çdokush tjetër përfiton nga kauza dhe vizioni i Albinit dhe albinizmit… Mos të ketë frikë (tani) asnjë i drejtë në drejtësi e padrejtësi (ligjore)…kuptohet me shpresë të madhe jo vetëm me një konsumim mandati 4 vjeçar, pra.

    Përgjigju ↓