Sociale

Raporti i legalizimeve, 29% e ndërtimeve nuk kualifikohen

12:30 - 08.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Procesi i legalizimit të ndërtimeve informale është drejt fundit. ALUIZNI bën një vlerësim në shumë drejtime këtyre objekteve dhe arrin në përfundimin se ndërtimet e palegalizueshme zënë afërisht 29% të totalit. Sipas shifrave të raportuara nga vetë ALUIZNI në fund të vitit 2018, numri total i aplikimeve të regjistrua në të gjithë vendin është 323.082, ndër të cilat 228.951 të legalizueshme dhe 94.131 të palegalizueshme.




“Mbi bazën e një studimi analitik të bërë për çdo qark, është vlerësuar se nga numri i përgjithshëm i ndërtimeve të përfshira në proces, një kontingjent prej 94.131 ndërtimesh nuk mund të vijojnë procedurat me legjislacionin aktual, pasi nuk plotësojnë kriteret për t’u legalizuar”, thekson në raport ALUIZNI. Gjatë vitit 2018, finalizimi i procesit në dhënien e lejeve të legalizimit ka ecur me ritme relativisht të kënaqshme, me një mesatare mujore prej rreth 2.500 leje, raporton ALUIZNI. Me performancën më të mirë paraqiten qarqet Tiranë, Fier, Durrës dhe Vlorë me respektivisht 9533, 4556, 3554 dhe 3320 leje legalizimi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.