BLUETOOTH

Nga “X Factor Albania” tek “The Voice në UK”, Kristo Thano, këngëtari që po bën krenar Shqipërinë

12:00 - 10.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Egla Xhemali – Ashtu si rrjedh gjaku ndër dej, muzika krijon një lëvizje ritmike derisa prek zemrën. Ishte formati i konkursit muzikor “X Factor Albania 1”, juria e të cilit, e pikasi si një djalosh të talentuar, për të vijuar pastaj me skenat më të mëdha të festivaleve në Shqipëri. Besojmë se në mend ju ka ardhur imazhi i Kristo Thanos. Asokohe, kur sapo u ngjit në skenë (dhe jo vetëm atëherë) këngëtari arriti të fitojë pëlqimin e shumë njerëzve duke u bërë kështu një nga vokalet më të dashur për publikun. Eksperienca e parë, natyrisht që do të mbahet mend gjatë, pasi në një farë mënyre parashikon atë që do të ndodh më vonë. Rrugëtimi i tij artistik vijoi në “Këngën magjike”, me një këngë të shkruar nga Alban Skënderaj me orkestrim të Elgit Dodës, e cila bëri mjaft bujë. Top Festi gjithashtu, do i mirëpriste disa këngë të tijat, të shkruara nga ai vet.




Eksperimentimet janë të bukura, kështu që Kriston e kemi parë edhe si aktor, me një rol ne filmin “Fresk Fare” të Leonard Bombajt. Një kohë relativisht e mirë, për të bërë emër falë punës sistematike dhe pasionit të madh për muzikën. Për “Gazeta shqiptare” vjen një rrëfim ekskluziv i këngëtarit nga Fieri, për hapat drejt botës së premtuar dhe muzikës. Tanimë që ndodhet në Angli, atij i janë hapur disa dyer që gjithkush do i ëndërronte. Nuk ka arritje më të madhe se sa kur mundi të shpërblehet. Kristo na tregon se babai i Rita Orës ka bërë çmos që ta mbështesë. Kështu, Thano performon në pub-in e tij. Dita nis dhe mbaron me muzikë. Jeta e tij në Angli ka marrë një rrjedhë tjetër, natyrisht që për mirë. Ai e lë të hapur rrugën e kthimit për në Shqipëri. Për të gjitha ata që vazhdojnë të qëndrojnë besnik të muzikës së tij, kemi një lajm shumë të bukur. Kristo Thano do të jetë pjesë e “The Voice of UK 2020”, kështu që po vjen koha për ta mbështetur fuqimisht këngëtarin.

72289450_758885654562328_4067197432172118016_n 71899639_2175621605877177_16320364623691776_n 71919632_412190039373675_5100395546581925888_n
<
>

Një histori suksesi në “X Factor Albania”, për të vijuar me kompeticionet e ndryshme muzikore. Çfarë shije të ka ngelur nga garat në Shqipëri?
Shija? Ishte një nga momentet më të bukura të jetës sime pa dyshim, të bëja atë që doja në vendin që doja. Definitivisht isha akoma i parritur ose në një farë mënyre naiv. X Factor? As që e kisha idenë se çfarë ishte, por shumë kohë, pasi e kuptova që ky format më ktheu nga një djalë i zakonshëm në një djalë të jashtëzakonshëm, mirë apo keq arriti të nxirrte në pah të gjitha ato çka unë mbaja të fshehura brenda edhe unë falë kësaj u bëra ai (Kristo i X factor). Nuk dua të flas për rezultatin kjo ndodh në dheun tonë rëndomtë, nuk jam i pari dhe as i fundit. Di të them që ata, të cilët më votuan e kanë bërë pa ndërhyrje. Njerëzit u ndjen mjaft mirë nga ajo që unë bëja në skenë, në atë kohë edhe ju jam mirënjohës edhe sot sa herë kthehem në Shqipëri edhe më flasin në rrugë.

Si ka ndryshuar jeta jote tani që je në Angli?
Jeta ime aty ka ndryshuar shumë, kam filluar them “I’m sorry” (më fal) dhe “Thank you” (faleminderit), gjë që më përpara nuk dija ta thosha. Sinqerisht, është e tmerrshme në çfarë realiteti jemi rritur. Nga ana artistike s’ka asnjë ndryshim, jam po ai (rebellion )i muzikës mendoj se do jem ashtu përherë.
Je përzgjedhur si një nga zërat më të mirë në “The Voice UK”. Na trego diçka për momentet në skenë dhe çastin kur u kthyen trajnerët.
Në “The Voice Uk 2020” unë kam konkurruar kam kaluar në fazën e parë më pas edhe në fazën e dytë, por në momentin që isha duke u pranuar në blind auditions unë kam ndalur, domethënë aty ku kthehen karriget unë nuk kam shkuar edhe s’keni për të më parë në Tv, për arsyen e thjeshtë se nuk jam ndjerë gati, pas atyre zërave që dëgjova nuk mendoja se unë mund të isha më i miri. Domethënë, unë hyj në një kompeticion për t’u mbajtur mend jo për të humbur. Kështu që, Simon personalisht më premtoj që në qoftë se paraqitem vitin tjetër do ta vazhdoj aty ku e lashë tek blind auditions.

Cilat janë angazhimet e fundit të Kristos?
Të them të drejtën në këto kohë që ka m qenë jashtë Shqipërisë thjesht jam munduar të integrohem në shtetin anglez. Kam hyr me dokumentacion të rregullt, kam marrë më vonë prindërit edhe dy motrat e mia dhe kam punuar çdo lloj pune, derisa familja të stabilizohej me realitetin britanik. Sot, ja kam arritur dhe çdo gjë është në rregull. Kam një home music studio, ku këngët që do sjell në të ardhmen përpunohen edhe kam kënduar në disa live në Pub-in e Besnik Sahatçiut (babait të Rita Orës) njeri që mbështet komunitetin shqiptar në UK edhe mua, por edhe artistë të tjerë shqiptar, të cilët i ka ftuar të performojnë aty. Në atë vend shqiptarët mblidhen nga gjithë Britania e madhe.

Natyra energjike jotja dhe zëri potent. Ka ndonjë formulë që të mban gjithmonë IN?
Natyrën energjike ma ka falur mami, ndërsa zërin potent ma ka falur babi. Formula që më mban IN? Dashuria për ato që kam. Nuk kërkoj më shumë sesa kam. Një piano edhe njerëzit që dua të jenë mirë as famë, as monedha. Përpara tetë vitesh kam dhënë një intervistë në kulmin e karrierës sime edhe titulli ka qenë: Nuk bëj kompromise me muzikën, edhe sot nuk bëj.

Sa e frekuenton jetën e natës?
Pyetja më e thjeshtë që mund të më kesh bërë. Nëpër clube shkoj shumë pak herë, por gjumi në orën pesë të mëngjesit më zë, kështu që jam njeri i natës, vet puna jonë e do.

Përveç zërit dhe pozitivitetit, çfarë sheh dikush qartë tek ty?
Them se këtë nuk e di. Në rastin më të mirë këtë pyetje mund t’ia bëni asaj që më ka rritur, ndërsa në rastin më të keq dikujt që nuk do të më shikoj me sy. Realisht, unë personalisht nuk e di çfarë shohin njerëzit tek unë përpos zërit edhe asaj që unë dua të përcjell si artist. Pjesa tjerët pastaj, jam një njeri si gjithë të tjerët.

Refreni me të cilin fillon dhe mbaron dita jote?
Refreni i këngës “It’s my life”, nga Bon Jovi.
Gjëja e parë që të tërheq tek një vajzë? Na trego pak për cilësitë e vajzës ideale.
Ehh, të më pyesje kohë më parë do të ishin të shumëllojshme përgjigjet, ndërsa sot, thjesht një njeri që të më bëj të ndihem mirë.

Një arsye që do të kthente në Shqipëri?
Shumë arsye mund të kthejnë në Shqipëri. Është vendi im e para. Shumë kohë më parë me disa miq të mi, shumë të talentuar mora riskun të formonim një show. Kishim një patentë të huaj, emisioni “4 men show” që rrokte disa dimensione, si investigativ, kulturor etj. Por, harruam që në Shqipëri ai që thotë të vërtetën bën gabim, kështu që patëm bërryla. Njerëz të medias, që e kundërshtuan edhe pse bëmë një emision pilot të suksesshëm në një Tv të mirë shqiptar, sërisht na e anuluan. Edhe normal që vendosa të kthehesha përsëri në UK.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.