MILOSAO

Motoçikletat

18:00 - 14.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Basalghelle-n pothuaj e kanë pëlqyer të gjithë. Sapo marrin vesh se këtu janë sistemuar për mrekulli gjashtë djem nga Berati (erdhi edhe Koço Ndreu nga Greqia siç u kishte premtuar djemve të xhaxhait), vijnë të takohen dhe bien në dashuri me të. Kështu ndodhi edhe me katër çuna: një nga Ti-rana, dy nga Shijaku dhe një nga Durrësi. Shtëpia e tyre, në anë të rrugës, pranë një kantine vere dhe bërrylit të vreshtit, ishte për t’i qarë hallin, kurse banesa jonë – dikur qendër komunale dhe më pas zyrat e administratës së zotit Setten – ishte ku e ku më e mirë dhe unë do të thosha e mrekullueshme. Telefoni, salla e gatimit dhe e ngrënies, holli, dy sallat e gjumit dhe kati tjetër si punë magazine. Para kësaj godine – një shesh i gjerë, sheshi i fabrikës së mobileve të zotit Setten, rruga e gjerë që të çonte në xhade, qenë mrekullia vetë për të luajtur me mo-toçikleta.
Të gjithë kishim nga një motoçikletë. Me të shko-nim në punë. Shkonim nganjëherë edhe te Xhipja, Nexhip Gojka mbi 30 vjeç nga Mbrakulla e Beratit, që rrinte nja 4-5 km larg nesh, në Portobufolé. Mo-toçikletat tona qenë bërë një kënaqësi dhe tmerr për Basalghelle-n. I ndezim njëherësh të gjithë. Nisemi me një shpirt ogurzi. Vrapojmë si të tërbuar. Freno-jmë. Tym dhe një flakë e nxirë. Kthesa. Vërvitja edhe njëherë përpara. Një rënie dhe kaska e ngjeshur pas kokës. Krisje eshtrash. Tronditje. Të qeshura. Të shara. Dhe përsëri përmbi hamshorët tanë që ulërijnë. Buçimat e gazit të tyre ndezin gjithë pas-diten e vonë. E pas kësaj gare secili gjen një rrugë për të bërë, një rrugë të tijën drejt dëshirës, drejt një palestre, një diskoje, një pishine. Të dielat janë edhe më të bukura. Motoçikleta ime më çon në Sa-çilje. Aty e lidh kalin tim, ia kyç zinxhirin, ia rrah shpatullat dhe si i hipi trenit, nisem për në Udine. Drejt Udines. Drejt Simonett-ës.
Nuk mund të imagjinohet jeta ime këtu pa të dielën në Udine tek Adriano d’Este. E diela ka sy, ka kuptim, ka jetë e dritë vetëm pse është gjallë mbi dhé Udine. Ndryshe dhe e diela do të qe si çdo ditë tjetër, ndoshta e qeshur, po për mua nursëze, ma-dje e vdekur…
Motoçikleta ime është e përsosur. Mëngjeseve, edhe në rrugën e ngrirë dhe të mbytur nga akulli. më merr e më çon te shtëpia e zotit Guerrino Car-rer. Udhëtojmë të dy boçet, me Irfanin. Prej andej, si u zgjidhim kuajve tanë zinxhirët marrim udhën me kamionçinë drejt Oderzo-s, Belluno-s, Porde-none-s, Mestre-s,Treviso-s e ku të jetë sipërmarrja e Guerrinos. Sërish motoçikleta në kthim. Drejt qetësisë. Drejt një mbrëmjeje që sërish do të na mbajë në krahë me dëshira të pafundme.
Unë dhe Irfani, vëllai i Guerrino-s Antonio (Tonio) dhe vetë Guerrino, nja dy a tre punëtorë sezonalë, punojmë si bojaxhinj. Kjo nuk është fjala e saktë shqip siç e përdorin italianët. E pra, ne lyejmë shtëpi, banesa, pallate. Puna është e lodhshme dhe e vetmja që na çlodh është motoçikleta. Ia hipim asaj dhe na duket sikur fluturojmë në qiell. la thashë këto një ditë Tonio-s. Ai po më shikonte si i fantaksur. Unë e dija që Tonio nuk i duronte dot motoçikletat dhe gratë.
«Tonio, a ke lexuar gjë nga Gibrani?» – e pyeta një çast pushimi.
«Jo.»
«E po unë kam lexuar një store. Ke dëshirë të ta lexoj tani se e kam librin me vete?»
«Jo, nuk kam kohë. Më mirë ma trego, por shkurt. Se nga historitë e gjata, o të zë koka, o të zë gjumi.»
Tonio qeshi. I shkela syrin Irfanit, që si gjithnjë qe i përhumbur diku tjetër.
«Tonio, dëgjo. Një burrë dhe një grua uleshin gjith-një afër një dritareje për të parë pranverën. Rrinin pranë e pranë. I thotë gruaja: “Të dua, je i bukur, je i pasur dhe vesh gjithnjë rroba të bukura”… Dhe burri i përgjigjet: “Edhe unë të dua. Ti je një mendim i mrekullueshëm, je një gjë shumë e çmuar – një gur xhevahiri (kështu e ka emrin im atë!) për t’u mbajtur në dorë, je një këngë në ëndrrat e mia!„… Ndërkaq gruaja na zemërohet dhe ia përplas: “Nuk jam mendim, as gur i çmuar as këngë e ëndrrave, jam grua dhe dua të më dëshirosh si grua, si nënën e fëmijëve që do të kemi nesër!… Gruaja largohet dhe burri vazhdon të tijën: “Ja një ëndërr tjetër që shkri-het në mjegull… Por gruas nuk i durohet pa ia përplasur: “Ç’do të bëja me një burrë që më transformon në ëndërr dhe në mjegull?… Hë, të pëlqen Tonio?»
«Shumë.»
Tonio po qante. Ishte prekur.
«Ç’ke Tonio?»
«Ti, Gianni (më hodhi duart në qafë) je poet, ti ke për t’u bërë i madh…»
«Jo unë, Tonio, po Gibrani!»
«Unë të dëgjova ty Gianni. Veçse ajo puna e gruas ashtu është, tretet si vesa, ndaj dhe unë nuk mar-tohem. Edhe puna e motoçikletave është njëlloj. Të rrëmben mjegulla.»
U rrëqetha me filozofinë e Tonios.
Në darkë, kur mbërritëm në Basalghelle, mora vesh se Armando Mballoma kishte rënë nga mo-toçikleta dhe kishte thyer këmbën… Ne «mbajtëm zi», domethënë i morëm inat, motoçikletat tona dhe nuk u hipëm më për… një javë rresht.




Nga Faruk Myrtaj

I nderuar LEXUES,
siç rrëfehet edhe në këto shkrime te vogla dhe aq madhështore njëherazi.
Them se duhen lexuar si “leksione” në marrëdhënien mes të shkruarave, shkruesit dhe lexuesit si “autor i leximit vetjak”, procese në të cilat kalojmë të gjithë.
Gentur Lleshi dogji shumë etapa në ngjitjen e fjalës se shkruar për tek letërsia si mision rrëfimi dhe, kësisoj, fisnikërimi.
Na ndodh të firojmë rrugës, teksa provojmë shijen e Fjalës që themi, gjë që ndodh më vështirë se kur dëgjojmë Tjetrin, aq më pak kur kemi të bëjmë me emra ende jo familjarë n zhargonin promocional të vlerave.
Çmimi i Tjetrit ndodh të jetë më ndryshe nga të çmuarit tonë, dhe kjo na fut në borxhe!
Si te mos vëmë re, bie fjala, që mes ndereve të kombit ndë letrat shqipe guxojnë të rrijnë bashkë edhe emra që ç’nuk kanë fjalosur në kohë të palirisë?!
Si të mos trishtohemi kur hosanaja jonë e lë në heshtjen e kësaj Ikjeje kaq te bukur Genturin, teksa ç’nuk shtjellash false ngre në qiellin e vëmendjes së kohës gjithnjë të shtrenjtë…
Lexuesi i pa ndikuar vendos komunikimin me botën përtej që mbase nuk është tjetër veçse zgjatimi i shijes së artit të Fjalës së jetës në indeksin më tregues të saj.
Se, tek e mbramja, asnjë rëndësi s’ka për këtë respektim të pa-asnjë-interes, kalendari ditor që ne mbajmë për të kujtuar veten se kemi detyrime përditësie me njërin apo tjetrin që na ka lëvduar apo harruar së lëvduari…
Tabela e Mendelejevit ka pafundësi vendesh bosh, dhe secili prej elementeve në të është pjesë e paneglizhueshme e Natyrës.
Nuk janë aq të dendur në këtë botë, homazhe kaq të natyrshëm, sa ky që Lexuesi sapo shërbeu thjesht njerëzisht për Gentur Xh. Lleshin…
Ne, për fat të bukur po aq, ishim dëshmitarë dhe të ftuar të bëhemi sa më të vërtetë në sjelljen tonë me Fjalën.
Faleminderit, Lexues !


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.