BLUETOOTH

Amarildo Ruçi: Arti s’ka kufij, suksesi i ekspozitës sime “Origjinë” në Milano, vlerësimet nga kritika

14:28 - 15.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Egla Xhemali – Pas përmbylljes me sukses të ekspozitës “Gjurmë”, piktori Amarildo Ruçi vjen me një ekspozitë tjetër personale të quajtur “Origjinë” në galerinë Grossetti. Gjithçka e ka një zanafillë, ashtu sikurse dhe piktura e arti në tërësi. Këtë herë piktori kapërcen kufijtë, për të krijuar ndërlidhje me Milanon, qytetin e artit dhe kulturës. Ka nisur më datë 6 kjo ekspozitë dhe vijon deri më datë 16. Për “Gazeta Shqiptare”, Ruçi tregon për atmosferën në Itali, mënyrën se si e kanë pritur njerëzit dhe thellohet më tej për qasjet spirituale që të krijojnë pikturat e përzgjedhura. Një ndjesi e jashtëzakonshme për të teksa pikturonte përgjatë ekspozitës. Kjo, në fakt, ka tërhequr mjaft vizitorë, njohës të fushës, si dhe personalitete të ndryshme. Në tablotë e tij përqafen ngjyrat dhe kontrastet duke të lënë një ndjesi të thellë paqeje. Qielli në sfond është shpeshherë i pranishëm në këto piktura gjithashtu edhe universi, të cilat për mua përfaqësojnë pafundësinë e imagjinatës dhe botës, ku jetojmë,- thotë Amarildo. Për piktorin një nga veçantitë e kësaj ekspozite është së pari, promovimi i tij përtej Shqipërisë dhe njohja e njerëzve me talentin e tij. Në çdo kohë kjo ngulit dhe më shumë idenë e artit që nuk ka kufij. Së dyti, Ruçi na tregon se këto punime dhe kjo ekspozitë e ka rritur profesionalisht për të qartësuar kështu edhe vizionin e tij e për përmbushur më shumë anën shpirtërore. Shumë shpejt pritet diçka e madhe nga piktori, deri atëherë ne i urojmë suksese të mëtejshme!




Riktheheni me një tjetër ekspozitë personale, të quajtur “Origjinë”. Pse kjo zgjedhje?
Zgjedhja në këtë rast ka qenë e menduar nga zoti Bruno Grossetti, që është pronari i galerisë Grossetti, në Milano. Ajo është një nga galeritë më të vjetra dhe ndodhet në qendër të Milanos (Piazza 25 Aprille) dhe ka që në vitin 1938 që funksionon si galeri. Në momentin që z.Bruno, po bënte pjesën e selektimit të pikturave, të cilat do të ekspozoheshin i erdhi kjo ide, pra për zanafillën e artit, se si ka nisur me duar, të cilin unë po e përcjell sot duke ruajtur vazhdimësinë e artit të pastër. Në këtë galeri jam shqiptari i dytë, pas mjeshtrit të madh Ibrahim Kodra që hap ekspozitë.

72692189_2421376154564454_609920282706051072_n 72460168_3192352077505020_4258081511271563264_n 72204403_671189186707130_1628182579624542208_n 73475262_508366333046442_6200212950259597312_n 72394350_405123080398129_1025941462220537856_n 73110397_476350112960693_3767832645363302400_n 72757694_535134283697695_1640229017997017088_n 73482767_550194705785288_7895507743958630400_n 72207152_741205569678666_982747169398194176_n 72720099_1196096917258277_5017488186549469184_n
<
>

Sa do zgjasë ekspozita?
Ka filluar nga 8 tetori e do zgjasë deri në 16 tetor. Ekspozita është personale.

Si je ndjerë me atmosferën aty? Si e kanë pritur njerëzit ekspozitën?
Atmosfera ka qenë magjike. Të pranishëm kanë qenë njerëz të fushave të ndryshme italiane dhe shqiptare. Ndër to më kanë nderuar me praninë e tyre konsulli i Kosovës në Milano dhe ish- konsullja jonë në Milano. Ka pasur pjesëmarrje nga kritikë të shquar italianë, fotografë të famshëm, arkitektë si dhe profesione të tjera të shquara. Ekspozita u prit shumë mirë, pasi realizova një pikturë, ku punova live natën e hapjes, që të gjithë të njiheshin dhe ta preknin nga afër mënyrën time të të bërit art. Pra, me pak fjalë ishte një natë magjike e mbushur me art. Të pranishëm në ekspozitë kanë qenë, gjithashtu, edhe pjesëtarë dhe pronari i fondacionit Kodra, piktorit të madh Ibrahim Kodra, të cilët kanë qenë mbështetësit e mi në këtë ekspozitë, gjithashtu, më kanë ofruar mundësinë për të kryer një ekspozim tjetër në shtëpinë muze këtu në Milano të piktorit të madh Ibrahim Kodra. Ajo do të realizohet së shpejti pas përfundimit të ekspozitës së titulluar “Origjinë”.

Punimet që ke përzgjedhur për ekspozitën?
Për sa i përket pjesës së punime, ato janë përzgjedhur nga zoti Bruno Grossetti, pasi bëmë një konsultim paraprak me kritikë në Milano. Që në momentin e parë të takimit me të arrita të krijoja një lidhje mes botës sime artistike dhe perceptimit të tij rreth artit. Zgjedhjet janë shumë profesionale dhe më përfaqësojnë mua si artist në mënyrë unikale. Ato kanë të bëjnë me pjesën spirituale të artistit dhe atë fizike të tij, ku ndërthuren së bashku në pikturë duke përcjell vizionin tim. Lidhja midis elementeve, të cilat qëndrojnë pezull përballë njëra-tjetrës shprehin me nota filozofike idenë e pikturës, ku secili mund të gjejë veten dhe të jap perceptimin e tij për pikturën.

Cilat ngjyra dominojnë?
Siç e kam thënë dhe më parë, mua personalisht më pëlqejnë ngjyrat, kontrastet mes tyre dhe nuk mund ta përcaktoj saktësisht përqendrim e një ngjyre. Madje kam edhe një shprehje timen: Artisti duhet ta shikoj botën me të gjitha ngjyrat e saj madje duhet të shoh përtej asaj që sheh syri. Besoj se ky fragment ju krijon idenë se sa ngjyra mund të ketë dhe gjithashtu lidhjen me pjesën konceptuale të pikturave. Qielli në sfond është shpeshherë i pranishëm në këto piktura, gjithashtu, edhe universi, të cilat për mua përfaqësojnë pafundësinë e imagjinatës dhe botës, ku jetojmë.

Pas suksesit të ekspozitës “Gjurmë”, diçka që e bën edhe më të veçantë ekspozitën e fundit?
Pas një fjalë me peshë “Gjurmë”, siç titullohej ekspozita ime e parë personale në Muzeun Historik Kombëtar vij në një ekspozitë tjetër me një titull akoma më të fuqishëm dhe më të thellë “Origjinë”. Të dyja janë shumë të rëndësishme për mua. Ekspozita në Milano pjesën e saj të veçantisë do e ndaja me 2 aspekte. E para tani jam promovuar zyrtarisht si një artist jashtë kufijve të Shqipërisë, madje në një nga qytetet më të famshëm në Europë dhe në botë të artit të modës dhe kulturës siç është Milano. Kjo është veçantia e parë e kësaj ekspozite, që për mua është një hap i madh në karrierën time dhe tregon më së miri që arti s’duhet të ketë kufij. E dyta më ka plotësuar mua personalisht si artist, ka qartësuar vizionin tim dhe ka plotësuar botën time shpirtërore kjo edhe falë njerëzve që më kanë mbështetur këtu në Milano dhe Zotit Bruno Grossetti.

Me çfarë pritshmërish do e përmbyllësh këtë cikël të bukur?
Pjesa më e rëndësishme është arritja e hapjes së ekspozitës në Milano. Ky është një hap i madh për mua si artist. Kjo ekspozitë ka çelur një dritare shumë të madhe për mua duke rritur edhe pritshmëritë për të ardhmen. Për momentin jam shumë i kënaqur dhe i lumtur. Po e shijoj këtë moment në maksimum.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.