Media

Rusia sulmon Bushatin pas deklaratave në “Real Story”: Trillim, nuk ka asnjë provë për ndërhyrjen tonë

20:19 - 30.10.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasada Ruse ne Tirane ka reaguar ashper kunder rezolutes se depozituar tashme ne Parlamentin e Shqiperise, kunder nderhyrjeve te huaja ne proceset zgjedhore. Ne ane te nje komenti te publikuar ne rrjetet sociale, selia diplomatike e Moskes sulmon dhe deputetin socialist Erivn Bushati, per deklaratat e tij, bere te marten ne emisionin Real Sory.




“Pasi kemi dëgjuar argumentet e autorit të rezolutës, z. Ervin Bushati për një farë virusi, me anë të të cilit rusët mund të “infektojnë” gjithë kompjuterët në rajonin e Ballkanit, u bindëm për analfabetizmin kopjuterik të krijuesve të kësaj “vepre”.”

Por cfare ka thene realisht Ervin Bushati, 24 ore me pare, ne kete emision?

Ç’THA THA ERVIN BUSHATI
“Nuk pritet me nga Rusia qe te vij me ushtrie ne Ballkan apo prane vendeve te NATOS. Mjafton te demtoje apo te fus kete virusin e semundjes ku njerezit nuk besojne me ne sistemet demorkatike apo ne institucione qe bazohen ne rendin ligjor”

Ajo qe ka thene Bushati dhe ajo qe ka thene Moska, jane dy gjera teresisht te kunderta. Virusi eshte, por menyra se si ai eshte deformuar nga fjala e Bushatit tek deklarata e ambasades, e bejne ate duket analfakat kompjuterik. Por Ervin Bushati nuk ka folur per virus per te bllokuar kompjuterat, por virus e mosbesimit.
Duket se ardha e ambasdorit te ri te Rusise ne Tirane, e ka dhene menjehre efektin e pare. Afanasiev Mikhail Yurievich ka punuar per 9 vite si i Drejtor i Departamentit të Mbështetjes së Informacionit të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Thene me thjesht personi qe punon per propaganden.
Por reagimi i Ambasades Ruse nuk eshte ndalur vetem tek Ervin Bushati. Duke i cilesuar trillime te gjitha keto me qellimin e vetem per të justifikuar “përleshjet” ekzistuese në politikën e brendshme, Moska ka sulmuar dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes, te cilet sipas saj, jane duke mbeshtetur ne heshtje te gjithe kete qe po ndodh.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.