20 vite me pare

20 VITE ME PARE – 5 Nëntor 1999/ Po shkonin për urim, vritet Fatmir Haklaj

07:00 - 05.11.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play
  • Po shkonin për urim, nusja e Salihit lindi djalë

Vritet Fatmir Haklaj

Jaho Salihi plagoset rëndë




Shkrim nga Andi Tela

Fatmir Haklaj dhje Sami Kërnaja kanë shkuar të urojnë lindjen e djalit të Jaho Salihit, por i kanë rrethuar krismat e armëve. Atentati ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Bujan të Tropojës. Në pragun e shtëpisë tre të njohurit e Veriut janë goditur nga një breshëri pafund armësh e e cila nuk u ka lënë mundësi të reagojnë. Ata po i lëshonin përshendetjet e mirëseardhjes njëri-tjetrit dhe po i uronin Jahos lindjen e djalit, kur janë dëgjuar krismat e para. Drejtori i policisë ka konfirmuar mbrëmë lajmin për “Gazeta Shqiptare”, Veli Myftari ka deklaruar se gjithçka ka ndodhur pak pasi kronometrat kane shënuar 20:00.

  • Sot Votebesimi
Meta nis me dorë të hekurt
  • Sarandë/ Grabitje në spitalin që kanë ndërtuar anglezët

Mjeku vjedh dy eko-t e qytetit

Radiologu Agim Hasani tani në pranga

Mjeku organizon vjedhjen e dy aparateve të ekos në spitalin e fëmijëve, por përfundon në pranga 40-vjeçari Agim Hasani, me profesion radiolog është ndaluar dje nga policia bashkë me dy djem të rinj, ndërkohë që një grua rreth te 40-vjeç, është lënë të ndiqet në gjendje të lirë sepse eshte shatzënë. Djemtë të quajtur Alket Qendro, 23 vjeç, dhe Martin Bala 22 vjeç, jane futur brenda spitalit duke thyer dyer e dritare e duke dalë.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.