Kryesore

Meta sulmon ashpër Ardian Dvoranin: Veprime mafioze, lojëra të paturpshme, as një fëmijë rrugaç nuk i bën!

21:17 - 13.11.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Për përplasjen mes Kuvendit dhe Presidencës, kreu i shtetit Ilir Meta bën fajtor kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, të cilin e akuzon për veprime mafioze në bërjen e listave për kandidatët për Gjykatën Kushtetuese.




Në një konferencë për media me gazetarët, Meta tha se kandidatët për Kushtetuesen janë të paracaktuar, ashtu sikndër edhe kreu i KED-së, sipas Metës është zgjedhur nga qeveria.

Meta tha se ka respektuar Kushtetutën në përzgjedhjen e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese, duke respektuar radhën, një nga Presidenca, një nga Kuvendi, një nga Gjykata e Lartë dhe kështu me radhë.

Pjesë nga deklarata e Metës:

Menjëherë pas mbërritjes nga vizita zyrtare në Paris kam firmosur dekretin e Marsida Xhaferrllarit, mendoja ta lexoja vetë gjithë arsyetimin në këtë dekret, por nuk do doja të më mallkonit ju në mënyrë të veçantë pasi është shumë i gjatë dhe i detajuar, pasi doja t’ua kurseja kohën, do ta keni të publikuar në ëebin zyrtar, është gati 60 faqe.

Duhet të keni të qartë ju dhe çdo qytetar se nuk ka një afat të caktuar në Kushtetutë për Presidentin e Republikës, ka për Parlamentin, pasi dihet që është një isntitucion kolegjial, por jo për Presidentin. E dyta, Kushtetuta është mbi çdo gjë, aqmëtepër kur bëhet fjalë për Gjykatën Kushtetuese, dhe ne kemi dy vjet pa Kushtetutë, momenti i krijimit të Gjykatës Kushtetuese, për herë të parë krijohet sipas reformës që u bë në Kushtetutë sipas Reformës në Drejtësi. Gjykata Kushtetuese është garancia për mbrojtjen e Kushtetutës. Është shumë e rëndësishme se çdo akt në këtë proces, i presidentit i Parlamentit është historik sepse do të ngelet si një referencë në të ardhmen. Çdo veprim i presidentit aktual është një precedent për të ardhmen. Ashtu edhe për Kuvendin.

Duhet të kemi të qartë që KED është një institucion që merret vetëm me menaxhimin administrativ. Kushtetuta tregon qartë se si krijohet Gjykata Kushtetuese, e thotë qartë që Presidenti ka të drejtën e parë për të krijuar vakancën e parë, pastaj është Parlamenti dhe përsëritet kjo renditje, dhe është detyra e KED të rregullojë listat, në mënyrë që të respektohet ligji dhe të mos kemi përplasje mes institucioneve, dhe nuk është e kundërta, që KED që është një institucion kolegjial, dhe akoma më keq kryetari i KED, të bëjë lojëra të karakterit administrativ, duke i vendosur vetë listat se si krijohen, në mënyrë të tillë, tepër të dyshimtë, lojëra të paturpshme, as një fëmijë rrugaç nuk i bën, për të mos thënë pa e tepruar mafioze, që të vendosë presidentin në këtë pozitë që o të shkeli detyrimisht Kushtetutën e Shqipërisë, dhe pastaj Parlamenti me të drejtë do ta anatemonte presidentin si shkelës i Kushtetutës, ose me intepretime qesharake që siç dëgjoni sot, i ka mbaruar afati presidentit, kjo është e turpshme, është mafioze. E kanë bllokuar dy herë KED në mënyrë që të gjenin një kryetar si ky që bën lojëra dhe nuk ka mbetur shqiptar e ndërkombëtar pa i kuptuar. Gjitmonë i është kërkuar KED në kohë që të marrë të gjitha masat për garantimin e listave që të mos vijmë në këtë situatë, që për çdo vakancë të kemi tre kandidatë të paktën.


Shfaq Komentet (1)

Leave a Reply to Fatmir Lohja Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.