EKONOMI

Buxheti 2020/ Kush janë institucionet që u shkurtohen fondet

18:00 - 15.11.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Arsimi, shëndetësia, mbrojtja e bujqësia mbeten prioritet i qeverisë për vitin e ardhshëm. Ndërkohë që ka zbritur në plan të dytë infrastruktura dhe energjia. Fondet për presidencën janë rritur ndërsa për kuvendin janë shkurtuar. Rritje të ndjeshme në buxhetin e vitit të ardhshëm është parashikuar për Prokurorinë e Përgjithshme e institucionet e tjera të drejtësisë. Ministria e Jashtme dhe ajo e kulturës dhe e Shëndetësisë do të kenë një buxhet më të lartë në 2020 në raport me këtë vit, ndërsa shkurtim buxheti është parashikuar për Ministrinë e Drejtësisë. Referuar krahasimit të buxhetit të vitit 2019 me atë të vitit 2020 shkurtimin më të ndjeshëm të fondeve e ka pësuar Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me 5 miliardë lekë. Edhe ky është institucione me shumën më të madhe të detyrimeve të prapambetura për këtë dikaster janë shkurtuar fondet.




Gjatë prezantimit të projektbuxhetit të vitit të ardhshëm Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj ka theksuar se arsimit i alokohen 3.3 miliardë lekë më shumë se buxheti viti 2019, duke financuar me përparësi: Tekste shkollore falas për rreth 230-250 mijë nxënës të arsimit para-universitar nga shtresat sociale në nevojë (me një efekt prej rreth 500 milionë lekë në vit); Trajtim me kuotë ushqimore për 1300-1400 nxënës të arsimit para-universitar nga shtresat sociale në nevojë; Investim në arsim mesatarisht 750 milionë lekë në vit përgjatë 2020 – 2022, 2 herë më tepër nga 340.5 milionë në vit që kanë qenë më parë; Mbështetje e vazhdueshme për studentët në kuadër të Paktit me Universitetin. “Sektori i dytë po aq i rëndësishëm dhe me një mbështetje më të lartë buxhetore është sektori i shëndetësisë, i cili do të ketë 2.75 miliardë lekë me tepër se viti 2019. Ky buxhet do të mbështesë: Rikonstruksionin e 120 Qendrave shëndetësore për vitin 2020, me një vlerë prej 350 milionë lekë. Ilaçe të rimbursuar për 1000 pacientë më shumë çdo vit, përgjatë 2020-2022; Efektivitet të shtuar në shërbimet shëndetësore (Reduktimin e kohës aktuale prej 45 ditësh të pritjes për ekzaminime të rëndësishme (rezonancë, skaner) etj. Sektori i tretë prioritar dhe i rëndësishëm është bujqësia, që i alokohen 1.8 miliardë lekë më shumë se viti 2019 ose rreth 12% më tepër. Sektori i bujqësisë pritet të rrisë produktivitetin dhe konkurrueshmërinë e produkteve bujqësore dhe blegtorale përgjatë periudhës 2020-2022, duke përmirësuar standardet, duke garantuar sigurinë ushqimore dhe zhvillimin e zonave rurale përmes nxitjes së shumëllojshmërisë së veprimtarive ekonomike në këto zona”-thotë Denaj.

Në vitin 2020 do të ketë përparësi financimi i projekteve në vazhdim, duke synuar mbylljen e tyre brenda vitit 2021

Në Infrastrukturën Rrugore, për periudhën 2020-2022, synohet kompletimi i akseve rrugore nacionale dhe segmenteve rrugore:
Kompletimi i akseve rrugore nacionale si: Rruga e Arbrit; Milot – Balldren; dhe Orikum – Dukat brenda vitit 2022.
Kompletimi i pjesës dërrmuese të segmenteve rrugore në vazhdim me Financim të Brendshëm brenda vitit 2022, si: Kardhiq – Delvinë, Elbasan – Banjë, By – Pass Shkodër, By – Pass Tepelenë, një pjesë e mirë e Unazës së Tiranës;
Kompletimi i segmenteve rrugore brenda vitit 2021 me financim të huaj si: By Pass i Fierit, By Pass i Vlorës, Qukës – Qafë Plloçë.
Qeveria shqiptare synon në vazhdimësi reduktimin e numrit të aksidenteve me pasojë humbje jetë njerëzish dhe numri i pikave të zeza me 25%.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.