Kryesore

Mediat italiane konfirmojnë: Edi Reja po mbyll eksperiencën shqiptare, ‘divorci’ i pashmangshëm

13:57 - 19.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kur në Shqipëri po flitet gjithnjë e më shumë për një rinovim të kontratës së trajnerit Edi Reja, nga Italia vjen një laj i bujshëm. Prestigjiozja italiane, “Gazzetta dello Sport” raporton se kontrata e trajnerit Edi Reja që ka përfunduar në ndeshjen kundër Francës nuk do të rinovohet më.




Fakti që Shqipëria nuk ia doli të kualifikohej, ka bërë që edhe divorci të jetë tashmë shumë pranë megjithëse trajneri ka pranuar publikisht se do të donte të vazhdonte me Shqipërinë. Deri më tani, ende nuk është asgjë zyrtare por sipas prestigjiozes italiane, divorci mes palëve është i pashmangshëm.

“Ndërkohë trajneri Reja po mbyll eksperiencën shqiptare. Kontrata ka mbaruar në ndeshjen e fundit kualifikuese. Trajneri do të takohet me presidentin e federatës por divorci duket i paevitueshëm”, shkruan “Gazzetta dello Sport”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.