Jose Mourinho u emëruar sot trajneri i Tottenham Hotspur, duke zëvendësuar të shkarkuarin Mauricio Pochettinon, edhe pse dikur u kishte premtuar tifozëve të Chelseat se kurrë nuk do t’i bashkohej rivalit të tyre londinez.
Trajneri portugez kaloi dy periudha në Stamford Bridge, por ai i prishi marrëdhëniet me të kaltrit kur iu bashkua Manchester Unitedit.
“Kurrë nuk do të bëhem trajner i Tottenhamit”, pati thënë Mourinho më 2015 para finales së kupës së ligës mes Chelseat dhe Tottenhamit.
“I dua tifozët e Chelseat tej mase, prandaj”, pati shtuar ai.
Me sa duket ai ndryshoi mendje, per 13 milione euro ne vit dhe nje kontrate prej 3 vitesh e gjysme.
Ama kohërat kanë ndryshuar dhe Mourinho ka pasur konflikte të vogla me ish-ndjekësit e tij që prej periudhës së tij të dytë në Chelsea.