Rajoni

Serbia i ‘trembet’ Albin Kurtit: Tingëllon sikur do të bëhet udhëheqës i Shqipërisë së Madhe

14:49 - 23.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në një intervistë për median prestigjioze gjermane “Der Spiegel” ka deklaruar se Minishengeni Ballkanik  “është projekti më i mirë i 30 viteve të fundit”.




Kjo lëvizje e re është përballur me kritika të forta, ku shumë figura kanë sulmuar edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën. I pyetur se a do të bëhet Kosova pjesë e kësaj sfere, Presidenti i Serbisë u përgjigj me fjalët “ Kosovarët nuk dinë se çfarë duan”.

 Gjithashtu ai nuk kaloi pa komentuar mbi kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurtin, për të cilin theksoi se ka të ngjarë të bëhet udhëheqësi i Shqipërisë së Madhe.
“Albin Kurti ka të ngjarë se është udhëheqësi i tyre i radhës, kjo tingëllon sikur dëshiron të bëhet udhëheqës i Shqipërisë së Madhe. Kosova e sheh veten si shtet, por ne s’e shohim të tillë”-shtoi Vuçiç, ndërsa la mundësinë e hapur për arritjen  e një kompromisi me Kosovën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.