SHËNDET

Ylli Merja: Trajtoni infeksionet e fytyrës me vajin e rigonit

13:00 - 25.11.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lëkurë ka gjëndra dhe pore, ku gjëndrat prodhojnë yndyre, dhe nëse çekuilibrohet prodhimi i yndyrës, që vjen si shkak i çrregullimit hormonal, atëherë prodhon lëkura më shumë yndyrë. Pastaj nga mungesa e higjienës në lëkurën e yndyrshme, ngjiten baktere dhe mikrobe nga ajri dhe shkaktojnë puçrra. Infeksionet bakteriale mund të merren në sallonet e bukurisë, kur përdoren furça të njëjta dhe nuk dezinfektohen nga njëri person tek tjetri. Gjithashtu, këto infeksione mund të merren kur preket fytyra me duar të palara, sidomos në ambiente publike. Ose mund të merren nga pastrimi i fytyrës me mjete të padezinfektuara. Shumë infeksione merren edhe tek dentisti, madje të gjitha llojet e kontaktit me anë të gjakut mund t’iu shkaktojnë infeksione që çojnë në formimin e puçrrave. Bakteri që jeton në lëkurën e çdo njeriu i lokalizuar në rrënjën e qimeve quhet Propionibacterium acnes, dhe ushqehet me yndyrën e lëkurës dhe qelizat e vdekura. Prandaj kur rritet yndyra në lëkurë, rritet edhe sasia e këtij bakteri në fytyrë. Ky bakter sekreton substanca që e tretin yndyrën e lëkurës dhe e ndihmojnë të rritet. Kur ky bakter shumohet më tepër sesa duhet, sistemi imunitar e lufton dhe prandaj formohen zona të inflamuara fillimisht dhe pastaj pasi ngacmohen krijon më shumë zona të inflamuara. Më tej, Staphylocoçus është një tjetër bakter që shkakton infeksione në lëkurë dhe akne cistike, gjithashtu ai jeton në lëkurën e çdo individi. 3 nga 4 njerëz në botë janë të prekur nga aknet, nga mosha 11-30 vjeç. Disa nga llojet e akneve janë: akne cistike, akne postule, ato papule dhe pikat e zeza apo të bardha.
Shkaqet e formimit
te akneve:
-Bllokimi i poreve
-Shtesë e prodhimit të vajit sebum
-Bakteriet
-Hormonet (rritja e nivelit të androgjenit në adoleshencë)
-Dieta të pasura me shumë sheqer dhe karbohidrate
-Ushqimet me yndyrë
-Kontraceptivët që parandalojnë shtatzëninë
-Konsumi i tepërt i çokollatës
-Steroidet që përdoren për rritjen e muskujve
-Produktet e qumështit pasi përmbajnë Bovine -hormoni i rritjes dhe nxisin gjëndrat e yndyrës të prodhojnë më shumë yndyrë, duke nxitur aknet.
-Stresi rrit nivelin e androgjenit në organizëm, i cili nxit gjëndrat e yndyrës të prodhojnë më shumë yndyrë dhe kështu bllokohen poret. Gjithashtu, lëkura nuk rigjenerohet lehtë kur trupi është nën stres.
Llojet e akneve:
-Pikat e zeza formohen kur bllokohen poret në lëkurë dhe ngelet nën lëkurë sebumi dhe bakterie të ndryshme.
-Pikat e bardha formohen nga bllokimi i sebumit nën lëkurë dhe lëkurës së vdekur. Nuk përmban bakterie pasi poret janë komplet të mbyllura, nuk ka kontakt me mjedisin e jashtëm.
-Aknet inflamatore ndryshe pikat e kuqe dhe të fryra në lëkurë disa nga arsyet e krijimit të tyre janë bakteriet, ndryshimet hormonale.
-Nodulet jane aknet që kanë infeksion dhe janë të inflamuara, të fryra dhe të skuqura. Kanë rrënjë të thella nën lëkurë.
-Cistet formohen kur bllokohen poret dhe bakteriet ngelen nën lëkurë, dhe zhvillohen.
Kurat që përdoren zakonisht kundër akneve:
1)Acidi salicilik i cili ul inflamacionin, largon pikat e zeza duke i hapur poret.
2)Acidi benzoik që vret bakteriet, ndalon prodhimin e sebumit
Sulfur- antibacterial
3)Vajra të fortë antibakteriale si vaj rigoni dhe vaj nga bima e çajit.
4)Vitamina A- retinoide të cilat hapin poret dhe I ndihmojnë në pastrimin e tyre.
Kujdesi personal:
-Lajeni fytyrën 2 herë në ditë
-Mos e prekni me duar gjatë ditës dhe largojini flokët nga fytyra
-Përdorni make-up që nuk i bllokon poret e lëkurës
-Mos i prekni aknet që janë në lëkurë sepse shtohen
-Mos përdorni shumë kafe dhe sheqer
-Lajeni fytyrën para se të flini
-Përdorni krem hidratant në dimër dhe krem mbrojtës në verë





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.