OPINION

99% e banorëve të Tiranës dhe Durrësit janë 99.9% të sigurt

07:20 - 28.11.19 Eduard Zaloshnja
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga të dhënat e deritashme rezulton se rreth 99% e banorëve të qarqeve Durrës e Tiranë (dy qarqeve të goditura më rëndë nga tërmeti monstër i 26 nëntorit) jetojnë në banesa të padëmtuara nga tërmeti. Fatkeqësisht, shumica e këtyre banorëve dalin jashtë shtëpive të tyre sapo ndiejnë lëkundjen më të vogël të pas-tërmetit monstër. Madje, disa hipin familjet e tyre në automjete dhe i vozisin nëpër autostrada…




Përveç atij 1-përqindëshit të popullsisë së rrezikuar realisht (që banesat u janë dëmtuar seriozisht), 99-përqindëshi alarmohet kot. Si një studiues që, për 18 vjet kam analizuar plagosje nga shkaqe më të ndryshmet (me pasoja fatale apo jo fatale) në” Pacific Institute for Research and Evaluation” (me qendër në Uashington), mund të deklaroj me plot gojë se 99% e njerëzve të qarqeve Durrës e Tiranë (të cilëve nuk u janë dëmtuar ndërtesat) duhet të jenë 99.9% të sigurt se nuk do të vdesin nga një goditje tërmeti në ditët në vazhdim. Kjo bazohet në të dhënat botërore të 100 vjetëve të fundit për tërmetet dhe pasojat e tyre,

Në fakt, të dhënat botërore tregojnë se probabiliteti që dikush të vdesë në një aksident automobilistik (fjala vjen, duke shkuar në një studio televizive, ku shkon për të mbjellë panik) është shumë, shumë, shumë më i madh se probabiliteti i vdekjes nga tërmeti. Mesatarisht 1 milion e 300 mijë njerëz kanë vdekur çdo vit në botë nga aksidentet automobilistike në dekadën e fundit. Ndërkohë, vetëm 20 mijë njerëz kanë vdekur mesatarisht nga tërmetet çdo vit në tri dekadat e fundit. Me fjalë të tjera, probabiliteti që dikush të vdesë nga një aksident rrugor është 65 herë më i madh se probabiliteti i vdekjes nga një tërmet.

 


Shfaq Komentet (1)

Leave a Reply to Fatmir Lohja Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.