Kryesore

Humbi familjen e xhaxhait dhe miken e zemrës/ Evi Reçi rrënqeth me statusin e saj: Të pranosh të papranueshmen

11:27 - 29.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Evi Reçi ka humbur të gjithë familjen e saj në këtë aksident. Por duket se fatkeqësia e saj nuk mbaron këtu, pasi këngëtarja ka qenë mikeshë e ngushtë edhe me Diena Karaxhaj. Në rrjetet sociale, ajo ka emocionuar me postim e bërë dedikuar familjes së xhaxhait të saj dhe mikes së zemrës. ‘Të pranosh të papranueshmen. Me ndodhi dhe mua. I ndodh kujtdo. Sa e çuditshme! Në momente të vështira dhe të dhimbshme, të rikthehen në mendje kujtimet më të bukura… Ashtu mu kujtua dhe Kristi im, që kërcenim dhe këndonim bashkë, ashtu dhe Klausi që qante që se merrnim me vete se ishte i vogli e ne të “mëdhenjt”, ashtu dhe Axha Edi që humori verior ishte në çdo fjalën e tij, ashtu dhe Dolora që dedikoi jetën për familjen e saj.




Po ashtu me rikthehu kujtimet dhe Diena, shoqja ime e fëmijërisë… dilnim, bënim thashetheme, ndanim sekretet. Siç ishte në fillim dhe ‘sekreti’ për dashurinë tënde, për Dorin që me pas të pikturoi jetën me portretin e Esielës e vogël që tu bë motivi i jetes. Ishit të gjithë bashkë. Një pse e madhe, një boshllek i madh.. Zemrën e kam plagë! Një faleminderit për të gjithë ju që më keni shkruar dhe me keni qëndruar afër çdo moment me dashurine dhe dashamirësine tuaj. Zoti ju bekofte’ shkruan në postim Evi duke treguar dhimbjen e madhe.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.