BLUETOOTH

“Po vjedhin e po i shesin ndihmat”! Noizy pranë të prekurve nga tërmeti jep apelin alarmant

11:00 - 30.11.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të gjithë këto ditë tmerri po mundohen të jenë afër të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit. Ndër ta është edhe reperi i njohur, Noizy, i cili përmes rrjeteve sociale ka treguar se kushdo që ka nevojë për ushqim, mund të ushqehet te stadiumi në Durrës. Ai ka publikuar disa pamje, ku shihet duke përgatitur ushqimin bashkë ne qytetarët. “Edhe pse patëm fatkeqësi, zemrat nuk i prishëm, madje mësuam se sa shumë e duam njëri-tjetrin.




Nuk kam fjalë për gjestin e shqiptarëve të Kosovës dhe të Maqedonisë. Mund të kem parë vetë me sytë e mi mbi 50 kamionë me ndihma për vëllezërit dhe motrat e tyre që kishin nevojë, si me ushqim, por edhe jorganë e batanije. Bravo! Kam qarë shumë, jo nga frika, por nga gëzimi dhe jam i mbushur plot me energji. Do iu lutesha organizatave dhe njerëzve që kontribuojnë, të ketë kontroll mbi gjithçka, sepse nuk duhet abuzuar me mirësinë. Ju që kontribuoni, duhet të siguroheni që atë që na ofroni të shkojë në vendin e duhur. Edhe një herë në emër të gjithë shqiptarëve ju falënderoj nga zemra! Zoti qoftë me të gjithë ju dhe familjet tuaja! Uroj që këto lloj fatkeqësish të mos të ndodhin më kurrë! Zinjo”, ka shkruar reperi.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.