AKTUALITET

Dramë pa fund! Nuk përballoi dot dhimbjen, ndërron jetë në drekën e varrimit anëtarja e 9-të e familjes Lala

21:22 - 01.12.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rëndohet bilanci i tragjedisë në familjen Lala, në zonën e Kënetës, në Durrës, që ishte dhe një ndër familjet më të prekura të tërmetit katastrofik të 26 nëntorit, duke e çuar në 9 numrin e të vdekurve.




Gazetarja Klodiana Lala raporton për BW se ka ndërruar jetë një tjetër anëtare e kësaj familjeje, e cila humbi tragjikisht tetë anëtarë të saj nën rrënojat e tërmetit.

Bëhet fjalë për shtetasen Fiqerete Lala, që është nusja e djalit të madh të familjes Lala. Ajo ka ndërruar jetë në drekën e varrimit të 8 anëtarëve të familjes së saj, pasi nuk e ka përballuar dot dhimbjen e madhe.

Tetë anëtarët e familjes Lala që u shuan nga tërmeti tragjik
1. Amelia Lala 8 vjeç – Vila në Kënetë

2. Sahadete Lala 79 vjeç – Vila tek Këneta (Gjyshja dhe mbesa)
3. Griselda Lala- 22-vjeç – Vila tek Këneta
4. Marjeta Lala 31 vjeç
5. Emilio Lala
6. Enis Lala 2 vjeç
7. Dionisa Lala 2 vjeç -binjakë (Nëna dhe tre fëmijët) në Vilën në Kënetë
8. Ilir Lala, (i paralizuar) 52 vjeç i fundit qe u nxorr nga vila 4 kateshe ne kenete.

HOMAZHET PER 8 VIKTIMAT

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka marrë pjesë në homazhet për anëtarët e familjes Lala që humbën jetën si pasojë e tërmetit katastrofik që goditi vendin më 26 nëntor.
Edhe për Presidentin Meta është e pamundur të gjenden fjalët e ngushëllimit, ndërsa shprehet se është detyrimi ynë për t’i qëndruar pranë familjarëve gjithmonë.

“E pamundur të gjesh fjalë për të ngushëlluar familjen Lala pas kësaj tragjedie të tmerrshme. Zoti u dhëntë forcë për ta përballuar këtë dhimbje të pangushëllueshme.
Është detyrimi ynë për t’i qëndruar pranë atyre gjithmonë”, është shprehur Meta.

 

METAAAAMETA DD
Balkanweb


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.