Lionel Mesi është shpallur fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2015. Sulmuesi i Barcelonës e fitoi për herë të pestë këtë trofe në një ceremoni të organizuar nga FIFA mbrëmjen e së hënës në Zyrih të Zvicrës.
Përballë tij argjentinasi kishte rivalin e Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo dhe shokun e tij të skuadrës, Nejmar.
“Është një moment i veçantë për mua të vij këtu dhe të marr edhe një herë “Topin e Artë”.-tha Mesi pas shpalljeS së rezultatit. Pak para se të gjiten në skenë, argjentinasi shtrëgoi duart edhe me Ronaldon.
Por shpallja e fituesit duket se nuk ishte një surprizë. Disa ditë më parë, mediat ndërkombëtare kishin parashikuar se Mesi do të ishte fituesi i kompeticionit, referuar edhe disa rezultateve të marra nga FIFA…
Trajneri i Barcelonës Luis Enrike është shpallur trajneri më i mirë i vitit nga FIFA. Në këtë garë Enrike pa pas rivalët, Pep Guardiola tek Bajerni i Mynihut dhe trajnerin e Kilit, Jorge Sampeoli.