AKTUALITET

“Gjendja është shumë alarmante”/ Banorët: Po bëhen diferencime gjatë inspektimeve

18:26 - 03.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Disa banorët të Shkozetit i bëjnë thirrje autoriteteve që të dërgojnë ekspertë të shikojnë banesat e tyre, pasi ende nuk është dhënë asnjë informacion nëse mund të rikthehen në banesat e tyre.




Një ndër banorët është shprehur për Fax News, se po vihen re diferencime, pasi në disa pallate janë bërë inspektime ndërsa në të tijin jo.

“Kemi vënë re që po bëhen diferencime nga disa pallate të tjera, për ne gjendja është shumë alarmante, kanë shkuar tek pallatet e tjera kanë bërë ekspertime, aty ku banojmë ne jo. I kemi pyetur nëse do vijnë të na tregojnë si të bëjmë, na thonë nuk kemi informacion. Ne kërkojmë të vijnë ekspertë dhe të na thonë nëse janë të banueshme banesat tona apo jo se po flemë rrugëve. Nuk dimë si të sillemi, shkojmë e vijmë sa andej këtej. Duam vetëm të na japin një qëndrim ekspertët”, tha banori.

Një zonjë u shpreh gjthashtu se po qëndrojnë tek të afërmit, ndërsa ndan të njëjtin shqetësim me qytetarin më sipër. “Vijmë marrim ndonjë gjë që na duhet brenda banesave dhe ikim me shpejtësi. Nga kati i parë deri në katin të katërt ka dëmtime serioze. Por qëndroj tek të afërmit e mijë nuk kemi zgjidhje tjetër. Duam të dimë të rikthemei apo jo”, tha ajo

“U drejtova tek bashkia, nuk mora përgjigje, ndaj ju kontaktova juve, dhe erdhët duke bërë detyrën. Kam besim tek ju në transmetimin e problemit tonë që të vijnë të bëjnë një konstatim njerëzit kompetentë. Po na lehtësoni disi dhimbjen duke treguar për mediat problemin që kemi”, tha një tjetër banor i pallatit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.