SPORT

Mblidhet Komisioni i Disiplinës, FSHF paralajmëron Partizanin para derbit!

20:29 - 04.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndonëse asnjë skuadër nuk ka zbritur në fushën e lojës fundjavën e shkuar, Komisioni i Disiplinës në FSHF është mbledhur për të shqyrtuar çështjet e grumbulluara më 23-24 nëntor. Përveç paralajmërimit të Partizanit, të gjitha vendimet e tjera u takojnë ligave të ulëta dhe kampionatit të moshave.




Vendimet e plota

KF Partizani, paralajmërohet se në rast përsëritje të vonesave në fillimin e lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore.

Luzi 2008, për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjen e javës së tetë të kampionatit kombëtar të kategorisë së dyë, duke shkaktuar akte dhunde ndaj zyrtarit te ndeshjes ne baze te Nenit 65/4/c te KDS, denohet me zhvillimin e 6 ndeshjeve pa spektatore në stadiumin perkates si dhe gjobe ne masen 100.000 (njeqindmije) leke. Ne zbatim te nenit 116 te KDS, gjoba te aplikohet ne masen 20%.

KF Sopoti, per sjellje te gabuar te spektatoreve duke shkaktuar nderprerjen e lojes, ne baze te Nenit 65 te KDS, denohet me zhvillimin e 4 ndeshjeve pa spektatore dhe gjobe ne masen 100.000 (njeqindmije) Leke. Ne zbatim te Nenit 117 te KDS, gjoba te aplikohet ne masen 20%,

Lojtari i KF Gramozit Enea Mydini, per sjellje te gabuar ndaj zyrtarit te ndeshjes duke perdoru fjale ofenduse, ne baze te Nenit 48/1/a te KDS denohet me 4 (kater) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

Lojtari i Kelcyres Nazmi Gaba, per goditje ndaj kundershtarit, ne baze te Nenit 47/1/e të KDS, denohet me 5 (pese) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

Zyrtari i KF Gramozi, Fabian Cuko, per goditje me grusht të kundershtarit, ne baze te Nenit 47/2/b te KDS denohet me 9 (nente) ndeshje pezullim nga aktivitetet. Ne baze te Nenit 19 te KDS, zyrtarit i ndalohet qendrimi ne stolin e rezervave, dhomat e zhveshjes dhe ambjentin perreth fushes.

Sh.S Albpetrol, per sjelljen e gabuar të spektatoreve duke shkaktuar akte dhunde ndaj zyrtarit te ndeshjes e duke shkaktuar nderprerjen e perkohshme te lojes, ne baze te Nenit 65/4/c te KDS, denohet me zhvillimin e 6 ndeshjeve pa spektatore ne stadiumin perkates si dhe gjobe ne masen 100.000 (njeqindmije) leke. Ne zbatim te nenit 116 te KDS, gjoba te aplikohet ne masen 20%.

Pranimin e kërkesës së lojtarit të U17 të “Football Republic” Frenki Shahaj, pezullimin e pjesës së mbetur të vendimit duke e vendosur në provë për një periudhë 6 (gjashtë) mujore.

Rrezimin e kërkesës së KF Dinamo U19 si të pa bazuar në KDS.

Pranimin e kërkesës së lojtarit të U17 të KF Partizani Erlind Qehajaj, pezullimin e pjesës së mbetur të vendimit duke e vendosur në provë për një periudhë 6 (gjashtë) mujore.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.