Kosova

Gjendet i vdekur në banesë ish-prokurori shqiptar, dyshimi i rëndë i policisë

16:04 - 05.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-prokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Agron Matjani u gjet pa jetë në banesën e tij në një nga lagjet e Prizrenit, mëngjesin e sotëm rreth orës 9:30.




Zëdhënësi i policisë rajonale në Prizren, Shaban Osmanollaj konfirmoi se autoritetet i janë përgjigjur rastit të një vdekje të dyshimtë dhe se ekipet përkatëse janë në terren.

Ndërsa Prokuroria Themelore në Prizren konfirmoi se bëhet fjalë për ish-prokurorin dhe se rasti është raportuar nga anëtarët e familjes së tij.

“Me të marrë lajmin, prokurorja kujdestare së bashku me njësitet relevante policore, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti është iniciuar si ‘vdekje e dyshimtë’”, theksohet në njoftimin e Prokurorisë. Me urdhër të prokurores, trupi i viktimës do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.