Tech

Po ju e vutë re? Në “WhatsApp” shfaqet edhe “Facebook”, ja përse ka ndodhur ndryshimi, së shpejti edhe në “Instagram”

19:00 - 09.12.19 gsh

Përdoruesit e gjigandit të komunikimit “WhatsApp” kanë vënë re një ndryshim në aplikacionin e tyre. Sapo klikohet mbi ikonën e programit del një faqe e bardhë në të cilën shkruhet “WhatsApp nga Facebook” duke konfuzuar përdoruesit e tyre.



Të gjitha paqartësitë janë sqaruar duke u bërë të ditur përdoruesve se e njëjta gjë do të ndodhë edhe me “Instagram”. Të dy aplikacionet drejtohen nga Mark Zuckerberg, i cili është edhe krijuesi i “Facebook”. Kompania ka vendosur që dy gjigandët e rrjeteve sociale të shtojnë “Facebook” në emrat e tyre.

“Ne duam të jemi më të qartë për produktet dhe shërbimet që janë pjesë e Facebook,” tha një zëdhënës i Facebook për “The Information”. Por nuk mbetet pas edhe strategjia e marketingut. Duke marrë parasysh faktin që “Facebook” po humbet çdo ditë e më shumë popullaritetin ndër të rinjtë, Instagram dhe WhatsApp janë në majat e tyre.

Kjo është parë si strategji shumë e mirë marketingu për të mos ulur edhe më shumë grupmoshën që përdor “Facebook”./ Dosja.al

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

CLOSE
CLOSE