KULTURË

FESTIVALI I RTSH/ Dalin emrat e konkurrentëve, Timo Flloko tekstshkrues dhe kompozitorë të huaj

10:16 - 10.12.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fatmira Nikolli – Aldo Bardhi me “Melodi”, Gena “Shqiponja e lirë”, Kanita “Ankth”, Albëri Hadergjonaj “Ku ta gjej dikë që dua” (Timo Flloko, Adi Hila), Elvana Gjata “Me tana” (kantautore dhe tesktshkruese), Olta Boka “Botë për të dy”(Genc Salihu, Flotent Boshnjaku), Nadia e Genc Tukiçi “Ju flet Tirana”, Sara Bajraktari “Ajër” (tekt e muzikë Adi Hila), Valon Shehu “Kutia e Pandorës”, Tiri Gjoci “Me gotën Bosh”(Pandi Laço, Everest Ndreca), Robert Berisha “Ajo nuk është unë”(Fifi), Wendi Mancaku “Ende”, Renis Gjoka “Loja”, Kamela Islamaj “Më ngjyros”, Era Rusi “Eja merre”(Darko Dimitrov), Eli Fara e Stresi “Bohem”(Rozana Radi, Eli Fara), Devis Xherahu “Bisedoj me serenatën”(Jorgi Papingji, D.Xherahu), Bojken Lako “Malaseen” (kantaurot) e Arilena Ara “Shaj” (Lindon Berisha. Muzika: Darko Dimitrov, Lazar Cvetkovski). Këto janë këngëtarët e këngët konkurruese në Festivalin e 58 të Këngës në Radiotelevizionin Publik Shqiptar që mbahet në datat 19, 20 dhe 22 dhjetor. Ato mund të dëgjohen në Youtuben- e RTSH-së prej ditës së djeshme. Aktiviteti më i rëndësishëm i RTSH-së, fituesi i të cilit përfaqëson Shqipërinë në Eurovision, këtë herë do të ketë për regjisore Vera Grabockën, si dhe drejtuese spektakli, Alketa Vejsiun.
Kompozitorë të huaj si Antoni Polimeni, Richy Sebastian, Darko Dimitrov, Lazar Cvetkovski, Boban Apostolov; këngëtarë që vijnë si kantautorë (Gjata, Islamaj, Fara) dhe autorë tekstesh/kompozitorë që kanë më shumë se një këngë si Lindon Berisha, Endrit Mumajesi, Adi Hila, Darko Dimitrov- këto janë në pamje të parë dukuritë që veçohen.




Muajt e fundit, festivali është përfshirë në një debat të gjerë publik, pas kritikave të hapura të kompozitores Diana Ziu dhe akuzave ndaj regjisores Vera Grabocka e Zhani Cikos, i cili ka qenë kryetar jurie duke gjykuar këngët me Dorian Çene dhe Soni Malajn.
Të 20 këngët e festivalit do të jenë tashmë pjesë e platformave “online”, duke i dhënë mundësi publikut të zgjedhë të preferuarën e tyre.
Tre janë artistët e huaj që i kanë thënë po ftesës së Vera Grabockës për të qenë në Tiranë gjatë Festivalit: këngëtarja e njohur italiane Giusy Ferreri, fituesi i Sanremos që përfaqësoi Italinë në Eurovizion 2018, Mahmood edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira, e cila përfaqësoi Qipron në Eurosong 2018 edhe u rendit e dyta.

REAGIM I KOMPOZITORIT
Përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”, kompozitori Miron Kotani thotë se “muzika e lehtë shqiptare në kolaps të plotë”. Sipas tij, tërmeti “Fest 58 RTSH 2019” shemb përfundimisht godinën e muzikës së lehtë shqiptare.

Argumentet e tija për këtë qëndrim janë disa. “1. 50% e autorëve pjesëmarrës nuk janë shqiptarë. Kjo ndodh për herë të parë pas 57 vitesh. 2. Skandali tjetër një kompozitor pjesëmarrës me më shumë se një këngë në garë. I bie të garojë me vetveten në një koncert recital.
3. Për gjithçka mund të flitet por për Fest’ të Këngës Shqipe kurrsesi”, thotë Kotani. Ai shënon se “z.Thoma Gëllçi hyn në histori si i pari drejtor i RTSH që bën tregti me pronësinë intelektuale dhe që vë në ankand të plotë Festivalin e Këngës 2019 së bashku me Muzikën shqiptare (fonotekën e arkivi RTSH)”. Duke e cilësuar “Maskarada Gëllçi”, ai sugjeron që jemi të detyruar të gëlltisim këtë maskaradë dhe se ky është dëmi më i madh që mund t’i bëhet një kombi!
Për Kotanin, është “shkatëerrim me themel i Kulturës kombëtare! Në prag të Fest 58 shkatërrohet rregullorja e jepet me koncesion çdo princip”.

Në fund, ai i bën thirrje atyre pak interpretëve me sedër që e konsiderojnë veten profesionistë të braktisin menjëherë skenën e ‘Fest 58’ në RTSH. “Bojkoti do ishte zgjedhja më e mirë. Të paktën. Thirrje prokurorisë shqiptare të nisë menjëherë hetimet për drejtuesit më të lartë në RTSH”, mbyll postimin e tij z. Kotani.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.