SPORT

Shorti i “Champions”/ Dueli Barcelona-Napoli, reagojnë Valverde dhe Gattuso

21:37 - 16.12.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, foli për Barca TV në lidhje me shortin e Champions League, aty ku do të ndeshet me Napolin e Gennaro Gattusos.




“Napoli është një ekip i rrezikshëm. E dimë dhe është e qartë se ata nuk po kalojnë momentin e tyre më të mirë. Kanë pasur dhe një ndryshim të trajnerit dhe do të duhet të përshtaten me kalimin e kohës. Ne do të shohim se si janë dhe si do të jenë në muajin shkurt, por pa dyshim, do të duhet të përgatitemi mirë. Do të jetë një atmosferë e zjarrtë, me një stadium të vështirë si ai i Napolit. Do të jetë bukur të provojmë gjithçka përballë Napolit.”

Gattuso, ndërkohë, ka premtuar se Napoli do të hyjë në fushë me respektin e duhur për Barcelonën, por jo me frikë: “Barcelona është një ekip i shkëlqyer dhe do të jetë një sfidë e madhe. Padiskutim dy ndeshje interesante dhe nuk do të tregojmë aspak frikë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.