SPORT

Tifozët dëmtuan stadiumin e ri në Derbi/ Disiplina nuk fal, Partizani dhe Tirana, gjobë dhe dëmshpërblim

16:58 - 16.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Disiplina gjobit Tiranën dhe Partizanin me gjobë pas dëmeve të shkaktuara nga tifozët në Air Albania stadium.




Derbi i së premtes së shkuar në “Air Albania Stadium” ishte derbi i rekordeve për prezencë tifozësh dhe arkëtimesh duke e shndërruar impiantin e ri në një ambient festiv.

Por jo çdo gjë ka shkuar siç duhet pasi në stadium dy tifozeritë kanë shkaktuar dëme. Te sektori i tifozëve të kuq janë thyer 15 stola ndërsa më shumë se 50 tek ai bardheblu.

Për këto arsye, por edhe për përdorimin e mjeteve piroteknike, disiplina e FSHF ka gjobitur me nga 2 mln lekë klubet dhe i detyron të zhdëmtojnë stadiumin.

VENDIMI

KF “Partizani” për sjellje të gabuar të spektatorëve në bazë të Nenit 65/1;65/3/a dhe 65/4/a të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) Lekë.

KF “Partizani” detyrohet të dëmshpërblejë dëmtimet e shkaktuara në “AIR ALBANIA STADIUM” nga tifozeria përkatëse sipas akt konstatimit të “Qendrës Sportive Kuq e Zi”.

KF “Tirana” për sjellje të gabuar të spektatorëve në bazë të Nenit 65/2;65/3/a dhe 65/4/a të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) Lekë.

KF “Tirana” detyrohet të dëmshpërbleje dëmtimet e shkaktuara në “AIR ALBANIA STADIUM” nga tifozeria përkatëse sipas akt konstatimit të “Qendrës Sportive Kuq e Zi”.

Zyrtari i KS Luftëtari Neritan Novi për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të Nenit 55/2 te KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.Çeljen e hetimit disiplinor për incidentet në ndeshjen Shkumbini – Dinamo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.