LIFE STYLE

Ja disa ide si të bëni dhurata fantastike për festën e Krishtlindjeve

09:45 - 18.12.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Po mendoni për festën e Krishtlindjeve? Ja disa ide si të bëni dhurata fantastike…Festat e fundvitit po afrojnë dhe të gjithë ne vrasim mendjen se cilat janë vallë dhuratat ideale. Duhet kohë, kreativitet dhe pasion për të bërë dhuratat e duhura që të lënë përshtypje të mirë tek personat që u adresohen. Të shkojmë në qendrat tregtare për shopping apo të krijojmë vetë diçka autentike ? Prestiogjozia britanike “Daily Mail” na sjellë një listë me dhuratat e duhura për festën e Krishtlindjeve.
Shirita lulesh
Mjafton një shëtitje në ajër të pastër dhe është një rast i mirë për të mbledhur manaferra të egra të kuqe dhe degë pishe. Me to mund të realizoni një shirit lulesh tipike të Krishtlindjeve, për një urim të veçantë, e pse jo, ta përdorni dhe si zbukurim në tavolinën e Festës.





Përqafimi i ngrohtë
Një batanije plot ngjyra, apo një palë çorape për natën, një triko e butë. Triko është mjaft domethënëse për atë që e punon dhe atë që e merr dhuratë. Një këshillë e zgjuar? Mendo ngjyrën e preferuar që ka personi dhe nis punën.
Shportë e personalizuar
Në kohët e sotme e dimë mjaft mirë rolin e rëndësishëm që ka ushqimi në mirëqenien e një njeriu. Në vend të shportës klasike gastronomike preferojmë një shportë të bërë vetë, me produktet e preferuara të personit që do ia dhurojmë. Mes ushqimeve bio dhe materiale të cilësisë së parë, nuk e kemi sikletin e zgjedhjes.
Livandoja e kaltër
Livando është një ilaç kundër dhimbjeve të qafës dhe një parfum i mirë për dollapët. Mbështillini në qese te vogla, dhe mund të përdorni pambuk ose tyl për të mbushur qeset me petale trëndafili, kanellë dhe livando.
Shije në kuzhinë
Nëse kemi kohë dhe dëshirë mund të përgatisim reçel si një ide e mirë për tua dhuruar prindërve apo miqve.
Zbutës buzësh i bërë vetë
Me pak dyllë blete, gjalp karite, vaj jojoba dhe vaj esencial me profum intrigues, si vanilje apo mente, mund të krijoni një zbutës buzësh natyral dhe të personalizuar.
Abazhurë dritash
Të thjeshtë dhe efektiv. Për shembull një kavanoz xhami, si ato për reçel, dhe një shirit dritash led. Do të krijoni një abazhur special për tu vendosur tek dera hyrëse apo në studio për të krijuar atmosferë.
Humor i mirë me aromën e duhur
Një bimë aromatike mbi një pjatë druri, apo vazo balte, do të jetë një aksesor tavoline mjaft origjinal dhe aromatik për ata që adhurojnë kuzhinën e mirë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.