Kosova

Dhuna ndaj gazetarit/ AGK kërkesë Haradinajt: Të shkarkohet Endrit Shala

19:48 - 20.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka kërkuar nga Kryeministri Ramush Haradinaj që të shkarkohet nga detyra Ministri I Tregëtisë dhe Industrisë, Endri Shala pas pamjeve që dolën ku ai sulmon gazetarin e portalit indeksonline.




Në reagimin e AGK-së thuhet se një person si Endrit Shala që godet gazetarët nuk e meriton të jetë pjesë e institucioneve të Kosovës.

“Këto pamje dëshmojnë se si një person që përfaqëson institucionet e shtetit, pa frikë godet gazetarin. Një person i tillë nuk meriton të jetë pjesë e institucioneve të Kosovës,e  aq më pak përfaqësues i popullit”, thuhet në reagimin e AGK-së. AGK po ashtu kërkojnë nga kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj që të distancohet nga veprimi i zyrtarit të kësaj partie njëherit ministrit në detyrë, Endrit Shala, raporton RTK.

AGK-ja ka kërkuar nga ministri Shala që të kërkojë falje publike për këtë akt.

“AGK kërkon nga Shala, që të kërkoj falje publike, të pranojë fajësinë dhe në të njëjtën kohë nuk mjaftohet vetëm  me një intervistim të tij nga ana e prokurorisë. Në të kundërtën  fton të gjithë kolegët gazetarë që të bojkotojnë punën e tij derisa ndaj këtij akti të merren masa konkrete nga autoritet përkatëse”, thuhet në reagimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.