AKTUALITET

Dështojnë negociatat LDK-VV për qeverinë e re/ Albin Kurti zbulon arsyet pse nuk ka marrëveshje

19:34 - 25.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK nuk kanë arritur dot një marrëveshje për qeverinë e re. Ditën e nesërme Parlamenti i Kosovës do të mbajë seancën ku pritet të bëhet konstituimi i qeverisë së re, por Albin Kurti ka deklaruar përmes një videoje se në këtë seancë të dyja partitë do të shkojnë pa marrëveshje.




“Oferta ime e parmbrëmshme e datës 23 dhjetor 2019 u refuzua dje. Ajo kishte tri pika dhe afatin deri në mesnatën e mbrëmshme. Dihet se VV si parti e parë i takon kryetari i Kuvendit dhe nënkryetari i parë, LDK i takon nënkryetari i dytë. Le të bëjmë rokadën midis kryeparlamentarit dhe nënkryetarit të dytë dhe kësisoj LDK e ka kryeparlamentarin dhe VV i ka dy nënkryetarët e Kuvendit”, tha ai.

Kurti ka propozuar që çështja e postit të presidentit të mbetet për më vonë, por nëse partneri i koalicionit të mundshëm qeverisës LDK insiston për marrjen e këtij posti, atëherë sipas tij Lëvizjes Vetëvendosje duhet t’i shtohet edhe një ministri, ajo e Punëve të Brendshme.

“Nominimi i LDK-së për kandidatin për president bëhet pasi të mos kemi gjetur një personalitet konsensual jashtë partiak, kurse të përcaktohet LDK-ja për emrin e tij ose të saj, do të kërkohet edhe pëlqimi i VV-së.

Ai ka përmendur edh epikën e tretë, e cila ka të bëjë me kërkesën e LDK-së që MKRS të ndahet, me ç’rast kultura dhe rinia i kalojnë MASHT-it, ndërsa Sporti i kalon Ministrisë së Shëndetësisë.

“Pakicat jo serbe e marrin Ministrinë e Zhvillimit Rajonal ose të Pushtetit Lokal, kurse pakicat serbe Ministrinë për Komunitete”, tha ai.

Kurti ka përmendur se gjatë bisedimeve të deritanishme ka bërë katër kompromise derisa LDK-ja asnjë.

“Programi im qeverisë është 50 për qind nga ai i LDK-së, zëvendëskryeministri i parë do të jetë nga radhët e LDK-së, pesë ministri në qeveri do të jenë të LDK-së, e cila edhe zgjodhi si të përzgjidhen ato, pasi që insistonte që medoemos të zgjidhte e para”, ka thënë Kurti. Ai ka folur edhe rreth ofertës së fundit të VV-së për LDK-në, për të cilën tha se ishte koncesioni i pestë  i LDK-së, raporton Kosova Press.

“Përtej kësaj ndryshe nuk mundemi, nuk duam dhe s’kemi ku shkojmë. Duam ta ndajmë përgjegjësinë qeverisëse me drejtësi e bujari duke lëshuar pe edhe pse fitues”, tha Kurti. “Pritja i kushton shtetit, por detyrohemi të presim pasi nuk dëshirojmë zgjedhje të reja”, ka shtuar ai.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.