EKONOMI

Pallatet pa hipotekë, Lame: Ja si të merrni tapitë

11:00 - 28.12.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ornela Manjani  – Banorët e pallateve që nuk kanë marrë certifikatat e pronësisë, të paraqiten pranë zyrave të Kadastrës për të vijuar procesin e legalizimeve. Edhe për rastet kur ndërtuesi nuk paraqitet, ka falimentuar apo ka ndërruar jetë, banorët e pallatit duhet të paraqiten të grupuar për të aplikuar për procesin e legalizimit, i cili më pas kryhet nga vetë Kadastra. Thirrja për qytetarët është bërë nga kreu i Agjencisë së Kadastrës, Artan Lame, i cili u ka dorëzuar lejet e legalizimit banorëve të objekti të ndërtuar 20 vite më parë në Njësinë Administrative nr.7 në Tiranë.




Takimi
Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame, i shoqëruar edhe nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, deputete e zonës, kanë shpërndarë lejet e legalizimit për apartamentet që kanë blerë. “Veçantia e këtij rasti, që edhe e ka vështirësuar punën tonë, lidhet me faktin se pronari ka vdekur. Në u bëjmë thirrje pronarëve që ky është një rast pa pronar, që ne po arrijmë t’i legalizojmë dhe t’u japim tapitë e shtëpive këtyre banorëve. Nëse ka të tjerë të këtij lloji, të paraqiten pranë zyrave të Kadastrës për të vijuar procesin e legalizimeve. Në rastin konkret e kemi ndjekur ne. Fillimisht u munduam ta ndjekim ne vetë me subjektin. Pastaj u interesua edhe deputetja e zonës Etilda, duke na thënë se aty subjekti nuk është dhe a mund të vijojmë vetë me qytetarët, meqenëse ata nuk kanë kujt t’i drejtohen dhe e mori të gjithë procesin përsipër institucioni. Nëse u bë, u bë vetëm sepse ju bashkëpunuat me institucionin për të plotësuar dokumentacionin”, u shpreh Lame. Ndërsa u ndal sërish te pasojat që la tërmeti i 26 nëntorit, përsa i takon cilësisë së ndërtimit. Ai theksoi se Kadastra nuk merret me certifikimin e objektit. “Procesi i legalizimeve nuk ka të bëjë me procesin që është për certifikimin e objekteve, por është pjesë e domosdoshme për të për të bërë certifikimin nga pikëpamja e qëndrueshmërisë, sepse pa mbaruar procesin e legalizimit, as mund të shkosh të marrësh një leje për të bërë rregullime, as mund të aplikojë për të bërë sigurimin e objektit, sepse kërkon patjetër të kesh tapinë”, është shprehur numri një i Kadastrës, Artan Lame.

Ndërsa ministrja tha se falë gatishmërisë së treguar nga punonjësit e Kadastrës u bë i mundur legalizimi i katër kullave. “Falë këtij angazhimi të jashtëzakonshëm edhe të zotit Lame dhe të drejtorëve që mbulojnë njësinë nr. 7 jam bindur për të gjithë territorin e Tiranës, duke ndjekur të njëjtat procedura për të gjitha ato ndërtesa që kanë të njëjtën problematikë me katër kullat në këtë zone”, u shpreh ministrja. Ky aktivitet u organizua nga drejtori i ASHK Tirana Veri, Elion Semanaj. Gjithashtu në njësinë 2, gjendet ndër të tjera edhe një pallat tërësisht i banuar, pas kontrollit rezultoi se është pa leje ndërtimi. “Gjendet në proces legalizimi që nga viti 2006. Sa më lart, duke mos pasur interes nga subjektet ndërtues si dhe ndodhur në kushtet që banorët kishin deklaruar për legalizim secili apartamentin në prosedim të tij, nga drejtoria jonë u morën masa për të vijuar procedurën e legalizimit të këtij ndërtimi informal, në emër të poseduesve sipas akt-marrëveshjeve përkatëse. Nga drejtoria jonë u vijua me përpunimin e materialit tekniko-ligjor, referuar dokumentacioneve të administruara pranë nesh dhe u emetuan 45 leje legalizimi, që korrespondojnë në sipërfaqe ndërtimi rreth 11.500 m2”.

Procesi i legalizimeve

QYTETI: PALL. TE LEGAL. SIP. BANIMI
TIRANA 124 707.179
KAVAJA 7 23.828
Z. TURISTIKE 9 21.073
BERAT 1 10.064
DIBER 1 1718
DURRES 28 51.181
ELBASAN 4 9494
FIER 12 66.579
GJIROKASTER 2 9253
KORCA 3 15.132
POGRADEC 8 47.294
LEZHE 4 14.276
SHKODER 0 0
VLORE 29 147.205
SARANDE 63 198.063
GJITHSEJ 296 1.322.351


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.