Kosova

Dalin SMS-të/ Pas Albin Kurtit, kërcënohet djali i Isa Mustafës: Kam me të kall për së gjalli!

09:17 - 30.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas kreut të Lëvizjes Vetëvendosja, është kërcënuar me vdekje edhe djali i kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, Besnik Mustafa.Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar edhe mesazhin kërcënues dhe emrin e atij që ia dërgoi.




Në mesazhin që Besnik Mustafa ka marrë thuhet se ai do ta pësojë edhe më keq se babai i tij, duke iu referuar kreut të LDK-së Isa Mustafës. Ai është kërcënuar mbrëmjen e kaluar, teksa gjatë ditës u arrestua anëtari i Nismës, Haxhi Hoti, pasi bëri një deklaratë të fortë, ku shkruante se Albin Kurti ka dy mundësi: të lërë Kosovën ose do të vritet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.