DOSSIER

“‘Leshra të gjata në TV’, Todi Lubonja nuk zbatoi porositë e Mehmetit e Ramizit”

11:00 - 30.12.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Memorie.al” pub likon një doku ment arkivor të nxjerrë nga Fondi i ish-Ko-mitetit Qendror të PPSH-së, e cila i përket datës 9 prill të vitit 1973, ku i dele-guari i Komiteti i Partisë së Tiranës, Xhafer Spahiu, me anë të një relacioni dër-guar Enver Hoxhës, e infor-mon atë me detaje e hollë-sira lidhur me mbledhjen e komunistëve të Radio-Televizionit Shqiptar, ku u bënë diskutime të shumta dhe u mor në analizë Fes-tivali i 11-të i Këngës në Ra-dio-Televizion. Sipas rela-cionit të Xhafer Spahiut, të hartuar në bashkëpunim me një grup pune i përbërë nga disa funksionarë të tjerë të aparatit të Komi-tetit Qendror të PPSH-së, si Sadik Bocaj, Hasan Seleni-ca, Pipi Mitrojorgji dhe Vita Adhami, që kanë qenë prezentë në atë mbledhje, ku janë kritikuar dhe aku-zuar ashpër drejtuesit kryesorë të Radio-Televiz-ionit, Todi Lubonja dhe Nefo Myftiu, si dhe ekipi drejtues i Festivalit të 11-të, me në krye Mihallaq Lu-arasin si regjisor dhe Nikolla Zoraqin si udhëheqës artistik. Në relacionin e Xhafer Spahiut për Enver Hoxhën, përmenden edhe një sërë emrash të tjerë, nga punonjës të thjeshtë të Radio Televizionit Sh-qiptar, si gazetarë, redak-torë e përgjegjës redaksish e deri tek ata me poste drej-tuese si Thanas Nano, Kli-mi Misja, Hasan Pinci, Kiço Pandeli, Skënder Nenaj, Endri Keko, Kristaq Dhamo, Alfred Xhufka etj. Gjithashtu, në relacionin në fjalë i deleguari i Komi-tetit të Partisë së Tiranës, Xhafer Spahiu ka raportu-ar edhe për një sërë kri-tikash dhe akuzash që i ish-in bërë Todi Lubonjës para asaj mbledhjeje dhe që iu përsëritën përsëri, lidhur me sjelljet dhe qëndrimet e tij, si ndaj vartësve në Ra-dio-Televizion, ashtu edhe ndaj kritikave që i ishin bërë atij që në vitin 1972 nga Mehmet Shehu dhe Ramiz Alia, lidhur me daljen në ekranin e televizion-it të njerëzve me flokë të gjatë etj., etj.. Po kështu, në relacionin në fjalë janë raportuar edhe kritikat që iu bënë drejtores së Radi-os së Brendshme, Nefo Myftiu, për shfaqjet e saj lib-erale dhe me pikëpamje të njëjta me Todi Lubonjën, për të cilat u propozua sh-karkimi i tyre nga postet përkatëse drejtuese në RadioTelevizion dhe masa të tjera.




RELACION MBI ZHVIL-LIMIN E MBLEDHJES SË PËRGJITHSHME TË KO-MUNISTËVE TË RADIO-TELEVIZIONIT
Ç. Nga dhjetori 1972 u kritikua për shkeljen e nor-mave të Partisë dhe për subjektivizëm në çështjen e transferimit të shokut Klimi Misja. Në relacionin që u paraqit mbi çështjen e Klimi Misjes, shoku En-ver bëri këtë shënim: “Të mos transferohet shoku Klimi Misja; vendimi i or-ganizatës bazë është i drejtë, diskutimet e komu-nistëve dhe punonjësve pa parti, në naltësinë ideologjike-partie. Të hiqet çdo ‘frikë’ nga këta se mund të bëhen transferime pa vend dhe pa arsye të shën-dosha. Çdo lëvizje duhet të ketë vulën e normave të drejta të Partisë për këto probleme, organizata bazë dhe kolektivi janë garantë kryesorë për këtë dhe jo anët subjektive të një ose dy shokëve me pozitë zyr-tare”.
Së fundi, në janar e sh-kurt 1973, në fjalimet e shokut Enver u kritikua ashpër Radio-Televizioni për ndikimet e huaja të karakterit liberal-modern-ist.
Me ardhjen në Radio-Televizion u manifestuan përsëri devijimet e tij lib-eral-moderniste nga vija e Partisë në disa fusha njëkohësisht.
– Në fushën e muzikës dhe në organizimin e Fes-tivalit të 11-të në Radio-Televizion, për të cilat folëm hollësisht më lart e që dëshmojnë për prirjet e tij drejt një muzike, arti dhe kulture dekadente, në kundërshtim me vijën e Partisë në art e kulturë. – Në fushën e riorganizimit të Radio-Televizionit. Siç theksuam edhe më sipër në atë projekt u shfaqën përsëri pikëpam-jet liberale, prirjet për ko-pjime e imitime të radio-televizioneve perëndimore jo vetëm në for më, por edhe në përmbajtje, duke e larguar Radio-Televizion-in tonë nga orientimet e Komitetit Qendror të Partisë.


– Në fushën e politikës së kuadrit, duke ndjekur një politikë subjektive, perso-nale në kundërshtim me politikën e Partisë dhe me orientimet e shokut Enver. Orientimet e drejta të Par-tisë për qarkullimin i për-dori për të larguar kuadrot që nuk pajtoheshin me pikëpamjet e tij modern-iste, që e kritikonin dhe që mbronin vijën dhe normat e Partisë. Mendjemadhësia e fodullëku, nënvleftësimi i të tjerëve, qëndrimi iron-ik e përbuzës ndaj atyre që nuk i simpatizonte, ishin shumë të theksuara tek ai.
– Në fushën organiza-tive, duke nënvleftësuar rolin udhëheqës të organi-zatës së partisë. Gjatë ko-hës në radio-televizion jo vetëm që nuk ka ngritur problem, para saj, por ka ndikuar për të keq, duke e spostuar atë, duke spekuluar me autoritetin e anë-tarit të Komitetit Qendror të Partisë.
– Në fushën e disiplinës së punës. Orientimi i tij se rëndësi ka puna krijuese dhe jo disiplina zyrtare, i dha shkas shthurjeve seri-oze në punë. Njerëzit hy-nin e dilnin kur të donin, kundërshtonin urdhrat e përgjegjësve të tyre me pretekst se ishin krijues, se kishin punë me bash-këpunëtorët etj. Kjo sh-thurje çoi në pretendime pa baza për shtimin e or-ganikave, sepse gjoja nuk përballohen volume e punës etj. Vetë Todi ka dhënë shembuj të keq në punë. Ai nuk qëndronte në krye të detyrës dhe është karakterizuar nga drejtimi shumë në përgjithësi i punëve të Radio-Televiz-ionit.
– Në jetën personale gjithashtu ka manifestuar mjaft shfaqje liberale e shije moderniste, si dhe tendenca të interesit per-sonal. Djali i tij është një nga ata që dallohesh në Ti-ranë për flokët e gjata deri në sup. Në kundërshtim me dispozitat ka pranuar në mënyrë të heshtur bursë për djalin e tij student në universitet. Shpesh Todi ka shfaqur adhurimin e tij për veshje “elegante” të vajzave e grave të vendeve perëndi-more. Mbledhja i vuri në dukje se ndaj shokëve të punës mban shpesh qën-drime mospërfillëse e në disa raste përbuzëse dhe ironike.
Mbledhja i vuri në dukje faktin që Todi jo vetëm nuk reagoi drejt ndaj kritikave të shokut Enver për festi-valin në fjalë e mbajtur në Presidiumin e Kuvendit Popullor, por përkundrazi, me qëndrimin e tij të “rezervuar” ndikoi në mbytjen e kritikës dhe au-tokritikës. Si shembull u soll një mbledhje e thirrur prej tij më 2 shkurt të vitit 1973 në prag të Plenumit të III të Komitetit Qendror të Partisë, ku merr nin pjesë kolegjiumet e tri drejtorive të Radio-Televiz-ionit. Në këtë mbledhje që ishte takimi i tij i parë me kuadrot drejtuese, foli në mënyrë të përgjithshme për rëndësinë e fjalës së shokut Enver, për kritikat që bëheshin në drejtim të Radio-Televizionit dhe pastaj e vuri theksin në rrezikun e konservator-izmit, rutinës, të moskalim-it në ekstremin tjetër me kritikat dhe e përfundoi duke thënë që të mos bëheshin thashetheme e të mos lejohen më njerëz me flokë të gjata në televizion. Pas kësaj e mbylli mbledhjen pa lejuar asnjë diskutim. Edhe këtë fakt, ai e minimizoi.


Qysh në maj 1972 shoku Mehmet Shehu si dhe shoku Ramiz Alia i kanë tërhequr vëmendjen Todit, se po dilnin në ekranin e televizionit tonë njerëz me leshra të gjata dhe të mer-rte masa. Ai nuk ka zbatu-ar këto porosi dhe as e ka bërë problem. Por shfaqjet e huaja në muzikë, pra fes-tivalit, shokut Todi i janë bërë disa vërejtje nga udhëheqja e Partisë dhe nga aparati i Komitetit Qendror të Partisë. Por ai nuk i ka vlerësuar ato duke thënë: “Ju bie në sy, se ne paguajmë haraçin e së kaluarës”.
Në diskutimin që bëri në mbledhjen e përgjiths-hme të komunistëve, pra-noi në vija shumë të përgjithshme kritikat që shoku Enver i bëri Radio-Televizionit për devijimet në Festivalin e 11-të (ndër-sa në analizën në byro, as këto nuk i vuri në dukje), pranoi se ka dëmtuar vijën e Partisë, se ka devijuar e ndikuar nga presioni i ideologjisë së huaj nga jas-htë dhe nga brenda, se i ka munguar vigjilenca poli-tike dhe ideologjike, se ka mbivlerësuar forcat e tij nga mendjemadhësia, se nuk e orientoi punën e fes-tivalit në përputhje me sit-uatën ndërkombëtare të sotme, duke ngjallur nd-jenjën e qetësisë dhe të argëtimit në rini, se këto shfaqje të huaja në muzikë krijuan terren të favor-shëm për punën e armiqve të jashtëm dhe të brendshëm të vendit tonë. Por nga ana tjetër ai jo vetëm nuk i zbërtheu sh-kaqet, burimet dhe përgjegjësit e tij, por hodhi poshtë me fodullëk shumë kritika të drejta që iu bënë, duke i quajtur disa shpifje dhe duke i mohuar, shtrem-bëruar e minimizuar disa të tjera. Kritikat për vep-rimet e padrejta në poli-tikën e kuadrit u mundua t’i justifikojë ose minimiz-oi, ose t’i shkarkojë te shokët e aparatit të Komi-tetit Qendror të Partisë, duke thënë se i ka bisedu-ar me këtë, ose me atë shok, ose t’i quante ato si gjëra të rastit, pa qëllim dhe pa lidhje me pikëpam-jet e tij liberale.
Mbledhja e përgjiths-hme arriti në konkluzion-in se shoku Todi Lubonja nuk bëri autokritikë të hapur, nuk zbuloi burimet e këtyre fajeve, ku konsis-tonin pikëpamjet e tij lib-eral-moderniste dhe kur ato kanë filluar tek ai dhe si ai ka devijuar nga vija e Partisë në drejtim të liber-alizmit, oportunizmit të djathtë duke e dëmtuar rëndë vijën e Partisë.
Diskutantët qenë të një mendimi se sikur Partia të pranonte pikëpamjet e shokut Todi Lubonja, do t’i hapej rruga degjenerimit borgjez dhe revizionist të vendit tonë.
Para mbylljes së mbledhjes, atij iu bë thirrje t’i flasë hapur Partisë, të zbërthejë shkaqet, burimet e përgjegjësitë konkrete të tij. Por Todi me qëndrim mendjemadh e mospër-fillës, tha vetëm kaq: “Unë nuk do të flas. Ruaj ato men-dime që kam thënë. S’kam asgjë për t’i shtuar autokri-tikës sime. Mbetem në ato që kam thënë”.
Për të gjitha devijimet e tij nga vija e Partisë, për ga-bimet e rënda dhe fajet që ka bërë, mbledhja e përgjithshme doli me pro-pozimin që shoku Todi Lu-bonja të shkarkohet nga drejtor i Radio-Televizionit dhe të shikohet qenia e tij në Komitetin Qendror të Partisë. Pat edhe dy veta që propozuan të shikohet edhe më tej deri në qenien e tij ose jo në parti.
Mbi autoritetin e shoqes Nefo Myftiu.


Mbledhja e përgjiths-hme e komunistëve ishte e një mendimi se shoqja Nefo mban një përgjegjësi të madhe për shfaqjet e liber-alizmit në radio dhe se kanë dëmtuar vijën e Partisë me shtrembërimet në fushën e muzikës. Shijet dhe pikë-pamjet e saj liberale pajto-heshin me ato të Todit. Te ky, ajo shikonte një drejtor me të cilin “merreshin vesh”. Todi e nxirrte për-para Nefon për zbatimin e poikëpamjeve të tij liberale. Por nga njëra mbledhje tek tjetra, autokritika e saj sh-koi duke u thelluar, u vu re një ndjenjë preukupacioni për të gjetur shkaqet dhe pritur me kujdes vërejtjet dhe kritikat e tyre.
Komunistët propozuan “me përjashtim të dy vetave”, që shoqja Nefo My-ftiu të shkarkohet nga drej-tore e Radios të Brendshme.
Pasi u këshilluam bash-kërisht edhe me shokët e aparatit të Komitetit Qen-dror të Partisë që ishin në këtë mbledhje, në fjalën e mbylljes vlerësova analizën e shëndoshë, me partish-mëri të lartë, e frymë kri-tike dhe autokritike që ko-munistët i bënë gjendjes në Radio-Televizion, nën dritën e fjalimeve të shokut Enver, fola mbi shkaqet e devijimeve në vijën e Par-tisë në Radio-Televizion, përgjegjësitë kolektive dhe ato individuale të secilit e sidomos të shokut Todi Lu-bonja si përgjegjës kryesor, si dhe shoqes Nefo Myftiu etj., dhe theksova detyrat e masat që duhen marrë për të ardhmen në të gjitha drejtimet e posaçërisht:
-Në drejtim të forcimit të gjithanshëm të rolit udhëheqës të organizatave bazë të partisë e të byrosë, të rritjes së përgjegjësisë së komunistëve për zbatimin e vijës të Partisë në luftën kundër liberalizmit e in-diferentizmit, për forcimin e unitetit të mendimit e të veprimit, për krijimin e marrëdhënieve komuniste, të sinqerta, të çiltra, gjith-monë parimore, midis ko-munistëve, për respek-timin me rreptësi të nor-mave të Partisë në lidhje me trajtimin, qarkullimin ose lëvizjen e kuadrit.
-Në drejtim të forcimit të gjithanshëm të punës ideo-politike nëpërmjet studim-it sistematik dhe të thellu-ar të dokumenteve të Par-tisë dhe të fjalimeve të shokut Enver.
-Në drejtim të vendosjes së menjëhershme të një di-sipline të shëndoshë prole-tare në punë.
-Në drejtim të funksion-imit të rregullave të organ-eve drejtuese, (Drejtorisë së Përgjithshme, kolegji-umeve, redaksive etj.), për forcimin e kolegjalitetit dhe përgjegjësisë personale.
-Në drejtim të funksion-imit e rritjes së rolit eduku-es e mobilizues në vijën e Partisë, të organizatave të Rinisë e të Bashkimeve Pro-fesionale. një nivel më të lartë të të gjithë programeve të Radio-Televizionit për thellimin e vazhdueshëm të për m-bajtjes së tyre ideo-politike si në emisionet e karakter-it politik e ideologjik, ash-tu edhe në ato të karakter-it kultural e artistik. Sido-mos televizioni të rrisë për-pjekjet për zbatimin sa më mirë të platformës që i ka përcaktuar sekretariati i Komitetit Qendror të Par-tisë, të rrisë cilësinë e emi-sioneve, të pasurojë progra-macionin dhe të krijojë fiz-ionominë e tij kombëtare, socialiste, revolucionare.
Mendimi ynë është:
Të zëvendësohet mundë-sisht sa më shpejt shoku Todi Lubonja, me qëllim që të forcohet puna drejtues në Radio-Televizion. Gjith-ashtu, të zëvendësohet edhe shoqja Nefo Myftiu.
Të shokohet me kujdes problem i kuadrit dhe të forcohet Radio-Televizioni edhe me ndonjë kuadro tjetër.
Të bëhet një punë e veçantë edukimi. Të dërgo-hen disa lektorë të kuali-fikuar për probleme të rëndësishme të edukimit ideo-estetik, etj.
Të shikohet nga aparati i Komitetit Qendror struk-tura e Radio-Televizionit e të paraqitet për aprovim, sepse është ngjitur një drej-tori eksperimentale infor-macioni që është e papër-caktuar.
Të merren masat për sig-urimin e disa pajisjeve për televizionin në bazë të fondeve në valutë të lirë që aprovoi Këshilli i Minis-trave ditët e fundit.
I DELEGUARI I K.PARI TË RRETHIT TË TIRANËS

Xhaferr SPAHIU Tiranë, më 9. 4. 1973  Shënim: Ky material informative u pa bashkërisht me shokun Sadik Bocaj, Hasan Selenica, Pipi Mitro-jorgji e Vita Adhami që asis-tuan në mbledhje. (Ky shkrim është marrë nga libri “Shkrimtarët dhe artistët nën diktatin komu-nist”, i autorit Dashnor Kaloçi, që pritet të botohet së shpejti dhe publikohet pa komentet e autorit, që sho-qërojnë çdo dokument të lib-rit). /Memorie.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.