DOSSIER

“Unë komandoj një vend të ndarë, gjysma e të cilit mbështet Austrinë dhe gjysma tjetër Turqinë…”

12:00 - 06.01.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Aurenc Bebja*, – “Le Gaulois” ka botuar, të hënën e 17 janarit 1916, në faqen n°3, intervistën e Esat Pashë Toptanit me gazetarin e “Le Journal”, të zhvilluar në Durrës më 18 dhjetor 1915, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :




Deklaratat
e Esat Pashës

Z. Henry Barby, redaktori i Journal, pati mundësinë të zhvillojë një bisedë, në Durrës, me Esat Pashën, i cili i tha :

“Joffre (gjenerali francez Joseph Joffre) komandon ushtrinë e një vendi ku mbizotëron bashkimi dhe vëllazëria. Unë e gjeta veten në prani të një vendi të ndarë, gjysma e të cilit mbështet Austrinë dhe gjysma tjetër Turqinë. Unë u gjenda vetëm, me ide dhe qëllime krejt të ndryshme.
Kam pasur shumë vështirësi për t’i pranuar ato nga e gjithë Shqipëria, por prapëseprapë ia arrita.”
Unë ngrihem për të marrë leje për t’u larguar, por në atë moment ai në mënyrë familjare më kap në shpatull dhe më çon te dritarja e sallonit, e cila mbikëqyr detin.
“Shikoni, më tha, dhe dora e tij më tregon në port katër anije me vela shqiptare, shtyllat e vetme të të cilave ende dalin nga valët – shikoni ! Flota austriake erdhi për t’i fundosur disa ditë më parë!… Dhe trupat bullgare, në këtë moment, po marshojnë në Elbasan! Këto akte armiqësie nuk mund të qëndrojnë pa përgjigje nga ana ime!”
Ndërsa ne shtrëngojmë duart për herë të fundit, Esat Pasha përfundoi me këto fjalë :
“Çfarëdo që të ndodhë, unë gjithmonë do t’i qëndroj besnik Bllokut të Antantës.”
Një ditë pas intervistës sonë, më 19 dhjetor, ushtarët e tij arrestuan diplomatin e Austrisë dhe përfaqësuesin e Bullgarisë që gjendeshin në Durrës, dhe i hipën në një anije neutrale (asnjëanëse) – një anije me vela amerikane e cila gjendej në port.
Dhe, më 21 dhjetor, Esat Pasha, Presidenti i Shqipërisë, vendosi përfundimisht të përkrahë Bllokun e Antantës, duke i shpallur luftë Austrisë dhe Bullgarisë.

****

Nga Aurenc Bebja*

“Le Journal” ka botuar, të dielën e 13 qershorit 1920, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me personin që njihte sekretin e parfumit të Esat Pashë Toptanit dhe vendin ku mund të blihej ai, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Queveria ë Shqipënisë
_________________

QEVERIA E SHQIPËRISË
_______________________

Selanik, 1 janar 1919

Unë, ESAT PASHA, President i Qeverisë së Shqipërisë, deklaroj se Z. Fernand NONZA, i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrive Aleate të Lindjes, bashkëpunëtor i im, gjatë luftës së 1914 – 1918, është i vetmi që di sekretin e Parfumit Tim.

Autorizoj vetëm atë që ta prodhojë dhe ta vë në shitje nën emrin :

“PARFUMI I ESAT PASHËS”

Gjenerali ESAT TOPTANI

President i Qeverisë së Shqipërisë

ESATI.

Shitet në të gjitha Parfumeritë ose dërgohet me postë kundrejt 36.30 frangave në këtë adresë :

PARFUMET E ARTIT NONZA, rruga Tronchet nr 8, Paris


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.