Kosova

Kërkoi hakmarrje ndaj SHBA-së për vrasjen e gjeneralit Iranian, bie në pranga shqiptarja

18:34 - 07.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Kosovës ka arrestuar ditën e sotme Ikballe Berisha-Hadutin e cila para disa ditësh doli kundër vrasjes së gjeneralit Iranian, Qasem Soleimanit, ndërsa nuk nguroi të kritikonte dhe liderët e shtetit që përkrahën sulmin e SHBA-së.




“Më datë 07.01.2020, Drejtoria Kundër Terrorizmit ne Policinë e Kosovës, në bashkëpunim me PSRK-në dhe në bazë të urdhëresës nga organet kompetente te drejtësisë ka kryer bastisje ne lokacionin e të dyshuarës. E dyshuara është sjell për intervistim në Polici dhe me urdhër te prokurorit nga Prokuroria Speciale është dërguar në mbajtje për 48 (dyzet e tetë) orë, deri në vendim tjetër nga Gjykata kompetente”, kanë deklaruar  policia e Kosovës, transmeton T7.

Themeluesja e një fondacioni fetar islamik ishte deklaruar kundër Amerikës dhe Izraelit duke thënë se gjenerali i vrarë Iranian nuk do të vdesë kurrë.

“Njerezit si ti nuk vdesin, por te vdekurit qe ecin mbi toke e qe mbajne gjak kriminile ata jane te vdekur por vetem frymojne per tu turperuar vet dhe kombin e vet kriminel”, kishte shkruar Huduti-Berisha.

Ajo ka thënë se hakmarrja ndaj kësaj vrasjeje është obligim.

“Zoti i dhasht durimin ngase te mbysesh zotin e shtepise i ke mbyt tere antaret e shtepise, e pastaj hakmarrja eshte obligim por nuk ka kufi”, kishte deklaruar ajo.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.