EKONOMI

Del fatura, 1 miliard dollarë për ish-pronarët

11:20 - 08.01.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fatura për kompensimin e pronarëve në bazë të formulës që u miratua me ligjin e ri për kompensimin e pronarëve arrin në rreth 100 miliardë lekë, ose 1 miliard dollarë. Shifra është zbardhur më në fund nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, në raportin që i ka dërguar Ministrisë së Drejtësisë për realizimin e objektivave për vitin 2019. Janë në total 25,968 kërkesa për aplikim, prej të cilave janë vlerësuar financiarisht dosjet nga viti 1993 deri në vitin 2013, të cilat janë rreth 21 400 vendime. Agjencia e Trajtimit të Pronave ka klasifikuar si të kompensuara vendimet për 3721 pronarë.




Raporti
Në raport ‘Agjencia’ njofton ministrinë se, “në periudhën janar-gusht ka përfunduar së vlerësuari gjithsej 25,968 vendime përfundimtare për kompensim të viteve 1993-2013, vlerësim prej të cilit rezultuan të dhëna si me poshtë: ‘Së pari 21,429 vendime u vlerësuan financiarisht me një vlerë prej 100,655,738,106 lekë, vlerë e cila pritet të ndryshojë, pasi ATP-ja është në pritje të përfundimit të ankimeve nga subjekti, në bazë të afateve ligjore. Së dyti, 3721 vendime konsiderohen të kompensuara dhe së treti, 818 vendime të dublikuara. Nëse Agjencia e Trajtimit të Pronave nuk përmbush brenda afatit 3-vjeçar detyrimin, subjektit i lind e drejta t’i drejtohen Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë për të kërkuar vlerësimin financiar, sipas përcaktimeve të këtij ligji”, shkruan në raport Agjencia e Trajtimit të Pronës. Shifra prej 1 miliard dollarësh është përllogaritur përmes formulës së re që përdor qeveria për llogaritjen e kompensimit financiar, e cila nuk bazohet te vlera aktuale e tokës, por te zëri kadastral që ajo ka pasur përpara vitit 1945.

Vlerësimi financiar
Agjencia e Trajtimit të Pronave për efekt të kompensimit dhe të ekzekutimit të vendimeve përfundimtare vlerëson financiarisht vendimet, duke u bazuar në vlerat e përcaktuara në hartën e vlerës dhe procedon si më poshtë vijon: a) Vlerëson financiarisht pronën e njohur për kompensim, në bazë të zërit kadastral që ka pasur prona në kohën e shpronësimit, duke u bazuar në hartën e vlerës. b) Vlerëson financiarisht pronën e kthyer, të kompensuar fizikisht apo të përfituar në një nga mënyrat e tjera sipas legjislacionit për kthimin dhe kompensimin e pronave, duke përcaktuar diferencën që do të rezultojë ndërmjet vlerës së saj sipas zërit kadastral aktual dhe vlerës së kësaj prone sipas zërit kadastral në kohën e shpronësimit. ç) Për vendimet që kanë njohur vetëm të drejtën për kompensim, vlerësimi do të bëhet në bazë të zërit kadastral që ka pasur prona në kohën e shpronësimit, sipas shkronjës “a”, më sipër. d) Zëri kadastral i origjinës së pronës përcaktohet duke u bazuar në dokumentacionin ligjor të administruar në dosje, ose në mungesë të këtij të fundit, për përcaktimin e zërit kadastral do të përdoret harta e kohës së shpronësimit dhe në mungesë të saj, harta që është më e afërt me kohën e shpronësimit. Në pamundësi objektive për përcaktimin e zërit kadastral, sipas kësaj shkronje, atëherë vendimi i kompensimit vlerësohet financiarisht me çmimin minimal, të përcaktuar në hartën e vlerës për atë njësi administrative dhe për atë kategori prone. dh) Në rastet kur në hartën e vlerës mungon vlera e caktuar për zërin kadastral të origjinës, vlerësimi financiar i vendimit përfundimtar që ka njohur të drejtën e kompensimit bëhet duke marrë si referim vlera me të njëjtin zë kadastral, që ndodhet më afër pronës që do të kompensohet. Në rast se pranë pronës që do të kompensohet gjenden disa zëra kadastralë të njëjtë me atë të origjinës së pronës, me distancë të njëjtë dhe me vlera të ndryshme, atëherë për referim në përllogaritje merret zona që ka çmimin më të lartë. Vlera e aksioneve, obligacioneve, kompensimit financiar apo çdo lloj kompensimi tjetër, duke përfshirë edhe vlerën e pronës së marrë sipas dispozitave për ndarjen e tokës bujqësore, që subjekti apo trashëgimtarët e tij kanë përfituar më parë do të zbritet nga shuma e përllogaritur për kompensim. Për efekt të kësaj përllogaritjeje, vlerësimi i tokës bujqësore bëhet sipas hartës së vlerës së pronës.

Metoda e re e vlerësimit financiar

ATP-ja për efekt të kompensimit dhe të ekzekutimit të vendimeve përfundimtare vlerëson financiarisht vendimet, duke u bazuar në vlerat e përcaktuara në hartën e vlerës dhe procedon si më poshtë vijon:
a) Vlerëson financiarisht pronën e njohur për kompensim, në bazë të zërit kadastral që ka pasur prona në kohën e shpronësimit, duke u bazuar në hartën e vlerës.
b) Vlerëson financiarisht pronën e kthyer, të kompensuar fizikisht apo të përfituar në një nga mënyrat e tjera sipas legjislacionit për kthimin dhe kompensimin e pronave, duke përcaktuar diferencën që do të rezultojë ndërmjet vlerës së saj sipas zërit kadastral aktual dhe vlerës së kësaj prone sipas zërit kadastral në kohën e shpronësimit.
ç) Për vendimet që kanë njohur vetëm të drejtën për kompensim, vlerësimi do të bëhet në bazë të zërit kadastral që ka pasur prona në kohën e shpronësimit, sipas shkronjës “a”, më sipër.
d) Zëri kadastral i origjinës së pronës përcaktohet duke u bazuar në dokumentacionin ligjor të administruar në dosje ose në mungesë të këtij të fundit, për përcaktimin e zërit kadastral do të përdoret harta e kohës së shpronësimit dhe në mungesë të saj, harta që është më e afërt me kohën e shpronësimit; në pamundësi objektive për përcaktimin e zërit kadastral, sipas kësaj shkronje, atëherë vendimi i kompensimit vlerësohet financiarisht me çmimin minimal, të përcaktuar në hartën e vlerës për atë njësi administrative dhe për atë kategori prone.
dh) Në rastet kur në hartën e vlerës mungon vlera e caktuar për zërin kadastral të origjinës, vlerësimi financiar i vendimit përfundimtar që ka njohur të drejtën e kompensimit bëhet duke marrë si referim vlera me të njëjtin zë kadastral, që ndodhet më afër pronës që do të kompensohet. Në rast se pranë pronës që do të kompensohet gjenden disa zëra kadastralë të njëjtë me atë të origjinës së pronës, me distancë të njëjtë dhe me vlera të ndryshme, atëherë për referim në përllogaritje merret zona që ka çmimin më të lartë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.