Kronikë

Shkaktoi vrasjen e 15-vjeçares, por u lirua/ Konflikt mes Gjykatës dhe Prokurorisë në Berat

20:43 - 08.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Disa ditë më parë, Gjykata e Beratit liroi 17-vjecarin Davide Kovaçi, ky i fundit u akuzua për shkaktimn e vetëvrasjes së 15-vjeçares Adela Çaçi, pas kërcënimeve se do i publikonte foto intime.




Prokurori i çështjes, Olgert Rumniçi, ka apeluar vendimin në Gjykatën e Apelit në Vlorë, me pretendimin se gjyqtarja Adelajda Gjuzi nuk mori parasysh asnjë provë hetimore të siguruar nga prokuroria në lidhje me këtë çështje.

Çështja penale për “shkaktimin e vetëvrasjes” në ngarkim të 17-vjeçarit mbërriti për kompetencë në Gjykatën e Beratit nga Gjykata e Vlorës në 14 Nëntor 2019.

Por gjyqtarja Adelajda Gjuzi vendosi në 5 Dhjetor 2019 “Mospranimin e kërkesës së Prokurorisë Berat për dërgimin e çështjes në gjyq, duke vlerësuar se hetimet nuk ishin të plota.

Prokurori Olgert Rumniçi pretendon se afati 22-ditor i lënë nga gjyqtarja Adelajda Gjuzi për të plotësuar hetimet ishte i pamjaftueshëm dhe se edhe ato prova të reja të siguruara gjatë këtij afati kohor nuk u morën parasysh nga gjykata.

Rumniçi, në bazë të provave të siguruara, që sipas tij, vërtetojnë qartë se 15-vjeçarja ishte nën presionin dhe kërcënimin e Kovaçit kur kreu aktin e vetëhelmimin, i ka kërkuar gjykatës lënien në “arrest në burg” të Davide Kovaçit, për veprën penale “shkaktim i vetëvrasjes”, por gjyqtarja Adelajda Gjuzi nuk e ka marrë parasysh kërkesën e organit të akuzës dhe ka urdhëruar “Lirimin e menjëhershëm” të tij.

17-vjeçari Davide Kovaçi u arrestua në 6 Maj 2019,pas vdekjes së Adela Çaçi një ditë më parë. 15-vjeçarja nga fshati Duhanas helmoi veten me “fostoksinë”, pas kërcënimeve se ai do publikonte foto intime.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.