BOTA

Sulmi në bazën ushtarake të SHBA/ Haradinaj: Akt i rëndë agresioni, preket dhe jeta e kosovarëve

15:56 - 08.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kyeministri i Kosovës ende në detyrë, Ramush Haradinaj ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj bazave ushtarake amerikane në Irak.




Haradinaj, përmes një mesazhi në rrjetin social “Facebook´´ shkruan se Kosova  qëndron e palëkundur në mbështetje dhe përkrahje të SHBA-së.

“Kosova qëndron e palëkundur në mbeshtetje dhe përkrahje te ShBA-ve. E dënojmë sulmin e Iranit ndaj bazave ushtarake amerikane në Irak dhe e vlerësojmë këtë sulm si akt i rëndë agresioni ndaj ShBA-ve.

Njëkohësisht institucionet e Kosovës, janë duke i përcjellur me vëmendje këto zhvillime që prekin edhe jetën e qytetarëve tanë, të cilët punojnë përkrah trupave amerikane në këto baza. Qeveria e vendit qëndron përkrah ShBA-ve, në ofrimin e paqes dhe sigurisë ne botë”, shkruan Haradinaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.