Kosova

Kërcënoi Albin Kurtin, 30 ditë burg për ish-kandidatin për deputet

17:42 - 09.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kandidati për deputet, Haxhi Hoti është rikthyer në burg, pasi akuzohet se ka kërcënuar kreun e LVV, Albin Kurtin përmes një shkrimi. Fakt ky i cili është bërë i ditur nga zëdhënësi i Gjykatës së Apelit, Arbër Jashari.




Hotit, i është caktuar masa arrest për 30 ditë, pasi Gjykata e Apelit ka aprovuar ankesën e Prokurorisë së Shtetit që t’a shfuqizojë masën e sigurisë që Gjykata Themelore e Prishtinës ndërmori javën që shkoi ndaj Hotit.

“Është aprovuar ankesa e prokurorisë, pas vendimit të gjykatës së shkallës së parë. Të pandehurit në fjalë i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, duke u llogaritur nga dita e arrestimit”, ka deklaruar Jashari. Kujtojmë se Hoti u arrestua më 28 dhjetor 2019, nga Policia e Kosovës, pasi deklaroi se Kurti ose duhet të ikte nga Kosova, pse të vritej., Ndaj deklaratës së tij, pati reagime të ashpra.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.