Rajoni

Greqi/ Përleshje në burg, të përfshirë dhe shqiptarë, të paktën 10 të plagosur

16:33 - 10.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një përleshje ka ndodhur në burgun grek të Avlones, rreth orës 11 gjatë paradites së sotme.




Nuk dihet ende shkaku i përleshjes që ka shpërthyer mes tre grupeve të burgosurish, shqiptarë, grekë dhe afganë, raportojnë mediat greke.

Përleshjet erdhën menjëherë  pas një kontrolli që është bërë nga gardianët e burgut në qelitë e ndryshme, dhe ky fakt ka shkaktuar nervozizëm tek të burgosurit e rinj.

Konfrontimet që thuhet se ishin tepër të dhunshme kanë ndodhur në katin përdhes të institucionit penitenciar.

Të dënuarit  kanë përdorur mjete të forta me pasojë plagosjen e të paktën dhjetë personave, ku tre prej tyre kanë marrë plagë serioze prej thikave artizanale që janë përdorur gjatë përleshjeve. Ata janë dërguar menjëherë në spital.

Ende nuk është bërë  i njohur identiteti i të plagosurve.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.