AKTUALITET

Flakët përfshijnë Spitalin e Durrësit,evakuohen pacientët në repartin tjetër

08:15 - 11.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Spitali i Durrësit është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit.




Shkak për rënien e zjarrit, dyshohet të jetë një shkëndijë elektrike.

Raportohet se zjarri ka rënë në sektorin e Kirurgjisë dhe ka përfshirë katin e dytë, të tretë dhe atë të katërt të Spitalit të Durrës, duke djegur kabinën elektrike. Si rrjedhojë e rënies së zjarrit pavioni është mbushur me tym duke rrezikuar kështu dhe jetën e pacientëve.

Bëhet me dije se punonjësit e spitalit ishin të parët që vunë në lëvizje pacientët, ndërkohë që në vendngjarje mbërritën edhe forcat zjarrëfikse dhe policia. duke bërë të mundur evakuimin e pacientëve dhe materialeve në spital.

Ndërkohë, nuk ka ende një reagim zyrtar për zjarrin, por fatmirësisht nuk raportohet për njerëz të lënduar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.